Pastaj, për shkak të vendimeve të marra nga menaxhmenti dhe mbivlerësimit të tepërt nga investitorët, ata papritmas mbetën të papunë. Imagjinoni bisedat që do të zhvillojnë këtë javë me familjen dhe miqtë e tyre.
Kjo është një histori e zymtë që asnjë themelues biznesi nuk duhet ta harrojë. Kompania WeWork promovoi një kulturë të punës shumë kreative, autonome, por Neumann dhe ekipi i tij ekzekutiv i zgjedhur nuk u kujdesën sa duhet për ekipin e tyre. Ata ofruan shumë gjëra interesante, madje organizuan edhe një kamp veror! Por ata nuk ofruan gjërat më të rëndësishme: ndershmërinë, empatinë dhe kujdesin. Ata harruan se punonjësit e tyre janë gjëja më thelbësore për suksesin e kompanisë.
Gjithsesi, krijoni një kulturë argëtuese, nëse kjo ju përshtatet juve dhe biznesit tuaj, por kurrë mos harroni se punonjësit tuaj e përshtasin jetën e tyre rreth kompanisë tuaj. Në rastin e WeWork, ishin 12.500 njerëz që mbështeteshin në këtë kompani për të mbajtur veten dhe familjet e tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.