Lexoni: Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?
Duke qenë fillimisht i trajnuar si dizajner, Matt ka një qasje ndryshe të të menduarit, duke i ndihmuar bizneset që të kuptojnë pozicionimin dhe mesazhet e tyre dhe si mund ta motivojnë audiencën.
Nëpërmjet agjencisë së tij “Wise Old Uncle”, Desmier dhe ekipi i tij kanë punuar me disa organizata të mëdha, duke përfshirë këtu platformën më të madhe të crowdfunding në Mbretërinë e Bashkuar, kompaninë më të madhe të sigurimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe një kompani tjetër globale, duke i ndihmuar në hartimin e planit për teknologjinë, rritjen e audiencës së tyre dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të përshtatshme për shekullin 21.
Rreth Matt:
- Themelues i Silicon Beach, një nga konferencat kryesore të Britanisë së Madhe;
- Bashkë-themelues i Open Sauce, një seri eventesh dhe revistash për biznese ambicioze, të guximshme dhe kurioze
- Ka drejtuar një inkubator të suksesshëm, duke lançuar 75 biznese për rreth 5 vjet me një normë mbijetese 95%;
- Në 2018 ishte në listën Top 50 Advocates for Equality në DIMA
- Në 2016 ishte në listën “Maserati 100” të sipërmarrësve socialë nga Centre for Entrepreneurs
- Në 2015 u emërua në Top 10 Digital Champion nga Shoqata Britanike Interactive Media
- Në 2015 emërua si Lideri dixhital i Vitit nga Digital Leaders’ SME
- Folës i rregullt në temat e markës, inovacionit dhe të ardhmen, duke folur në SHBA, Greqi, Australi, Mal të Zi, Maqedoni, Kuala Lumpur dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar;
Fushat e tij të ekspertizës janë marketingu, inovacioni dhe kreativiteti. Aftësitë e tij të veçanta janë qartësia, empatia dhe komunikimi.
Përpos të gjithave Matt është një marketer që e sheh botën pak më ndryshe.
Si themelues i konferencës Silicon Beach në Bournemouth në Mbretërinë e Bashkuar, Matt ka pasur një ndikim të madh në vendosjen e reputacionit të qytetit bregdetar, si një qendër transformuese për të gjitha gjërat dixhitale dhe krijuese.
Silicon Beach është një konferencë dy-ditore që përfshin disa nga folësit më me ndikim në botë që kontribuojnë në një ngjarje themelore pa axhendë të publikuar. Është ky origjinalitet që ka ndihmuar eventin të tërheqë një audiencë globale.
Lexoni: AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë
Gjithashtu ai vitin e kaluar ka qenë folës në konferencën Spark.Me në Malin e Zi. Mund ta shikoni prezantimin e tij të plotë më poshtë:
Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al
Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk
ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.