Sipas disa të dhënve zyrtare, Japonia është vendi i cili po përballet me një rënie të lartë të demografisë, pasi numri i lindjeve është shumë i ulët. Bullgaria është një tjetër vend që po e vuan plakjen e popullsisë, për shkak të numrit të kufizuar të lindjeve. Kjo vjen si pasojë e kushteve të vështira arsimore dhe ekonomike të vendit. Progres në këtë drejtim pritet të bëjë SHBA-ja, e cila pritet të rigjenerojë popullsinë e plakur.
Lexo: 20 VENDET MË TË BUKURA PËR T’U VIZITUAR, SIPAS UDHËTARËVE
Këtu janë 20 vendet që pritet të kenë një trurrje të popullsisë midis viteve 2020 dhe 2050:
20. Italia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 60.5 në 54.4 milionë në vitin 2050, një rënie prej 10.1%.
19. Kuba: Popullsia parashikohet të bjerë nga 11.3 milionë në 10.2 milionë në vitin 2050, një rënie prej 10.3%.
18. Maqedonia e Veriut: Popullsia parashikohet të bjerë nga 2.1 milionë në 1.9 milionë në 2050, një rënie prej 10.9%.
17. Portugalia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 10.2 milionë ë në 9.1 milionë në 2050, një rënie prej 10.9%.
16. Gjeorgjia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 4.0 milionë në 3.5 milionë në 2050, një rënie prej 11.8%.
15. Polonia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 37.8 milionë në 33.3 milionë në 2050, një rënie prej 12.0%.
14. Hungaria: Popullsia parashikohet të bjerë nga 9.7 milionë në 8.5 milionë në 2050, një rënie prej 12.3%.
13. Estonia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 1.3 milionë në 1.2 milion në 2050, një rënie prej 12.7%.
12. Greqia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 10.4 milionë në 9.0 milionë në 2050, një rënie prej 13.4%.
11. Rumania: Popullsia parashikohet të bjerë nga 19.2 milionë në 16.3 milionë në 2050, një rënie prej 15.5%.
10. Shqipëria: Popullsia parashikohet të bjerë nga 2.9 milionë në 2.4 milionë në 2050, një rënie prej 15.8%.
9. Japoni: Popullsia parashikohet të bjerë nga 126.5 milionë në 105.8 milionë në 2050, një rënie prej 16.3%.
8. Republika e Moldavisë: Popullsia parashikohet të bjerë nga 4.0 milionë në 3.4 milionë në 2050, një rënie prej 16.7%.
7. Kroacia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 4.1 milionë në 3.4 milionë në 2050, një rënie prej 18.0%.
6. Bosnja dhe Hercegovina: Popullsia parashikohet të bjerë nga 3.3 milionë në 2.7 milionë në 2050, një rënie prej 18.2%.
5. Serbia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 8.7 milionë në 7.1 milionë në 2050, një rënie prej 18.9%.
4. Ukraina: Popullsia parashikohet të bjerë nga 43.7 milionë në 35.2 milionë në 2050, një rënie prej 19.5%.
3. Letonia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 1.9 milionë në 1.5 milionë në 2050, një rënie prej 21.6%.
2. Lituania: Popullsia parashikohet të bjerë nga 2.7 milionë në 2.1 milionë në 2050, një rënie prej 22.1%.
1. Bullgaria: Popullsia parashikohet të bjerë nga 6.9 milionë në 5.4 milionë në 2050, një rënie prej 22.5%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto