Konferenca AllWeb në përgatitjet e fundit. Cilat janë risitë - Business Magazine Albania

Konferenca AllWeb në përgatitjet e fundit. Cilat janë risitë


Nëse këto ditë takoni ekspertë të marketingut, apo sipërmarrës që kanë vendosur të bëhen pjesën e konferencës AllWeb, do të perceptoni entuziazmin e tyre për pjesmarrjen, pritshmëritë dhe njohuritë e reja që do të marrin në këtë drejtim.

Një event, ku krahas panelit të diskutimit, ka shtatë folës ndërkombëtare, është në fazën e tij “më të nxehtë”. Në ambientet e New Media Communications, po bëhen përgatitjet e fundit për konferencën, ndërsa pjesa më e madhe e folësve kanë mbërritur në Tiranë.

Në Tirana Business Park, të enjten pritet të ketë qindra sipërmarrës, ekspertë, të cilët krahas prezantimeve dinamike të spikerave, do të kenë një mundësi unike network-u.

Organizatorët thonë se këtë vit do të ketë një ndryshim të konceptit të audiencës. Slavica Biljarska Mirceski, na tregon se, “do të përfshijmë më shumë audiencën, ndaj do të ketë pyetje-përgjigje pas çdo prezantimi. Kjo do të thotë që pjesmarrësit do të dëgjojnë me kujdes spikerat në mënyrë që të mund të parashtrojnë pyetje. Spikerat janë të gjithë shumë të mirë, nuk mund të veçojmë asnjërin. Do të diskutojmë trendet e reja dhe çfarë po vjen në të ardhmen, në mënyrë që kompanitë të mund të përgatiten e të jenë në gjendje të menaxhojnë më mirë situatat në të ardhmen”.

Ky është edicioni i katërt i konferencës. Në edicionin e kaluar, mesazhi kryesor i konferencës ishte: përmbajtja cilësore e informacionit.

Por, si të krijoni përmbajtje që tërheq vëmendjen e klientit? Këshilla e ekspertëve të fushës ishte të, “provokoni pozitivisht lexuesit me artikujt tuaj. Lidhuni emocionalisht me ta. Jini origjinal dhe surprizues. Jini argëtues. Shtoni vlerë dhe përshkruani një botë më të mirë duke e parë atë me sytë e klientit”.

Ja disa pyetje që do t’ju ndihmojnë si të krijoni një stil unik dhe efektiv për një strategji të sukseshme të komunikimit dhe përmbajtjes:

A keni një këndvështrim origjinal dhe a jeni të guximshëm me atë që thoni?

A po thoni të vërtetën, me një stil unik dhe tërheqës?

A është praktik për lexuesin?

A i frymëzoni ata të veprojnë dhe të ndërveprojnë me ju në mënyrë pozitive?

A ndërton ai një imazh pozitiv dhe tërheqës për brandin e kompanisë?

A e pëlqejnë lexuesit dhe a rrit ndërveprimin me ta?

A i lidhi lexuesit emocionalisht dhe a i shtyn ata të besojnë tek ju?

A është një mesazh mbresëlënës për lexuesit, që do mbahet mend edhe pas një jave, një muaji apo një viti?

Është i fokusuar tek ju, apo u shton vlerë lexuesve, duke u fokusuar vetëm tek ata dhe botëkuptimi i tyre?

Filloni strategjinë e marketingut duke u nisur nga këndvështrimi i klientit.

Zbuloni botëkuptimin e tyre, mënyrat se si kërkojnë online, kanalet e komunikimit që përdorin, cilat janë problemet e tij, kërkesat dhe benefitet që ai kërkon nga produktet që ju shisni. Dhe më pas, krijoni një strategji marketingu me content-in e personalizuar për të zgjidhur nevojat dhe problemet e tyre, si dhe për ta pozicionuar brandin dhe produktet tuaja në plan të parë që në fillim të kërkimit të tyre online me SEO.

Fillo tani. Fillo me hapa të thjeshta.

Kjo ishte një nga shprehjet e Dan Ram, folësi që hapi konferencën plotë energji e që frymëzoi audiencën me prezantimin e tij.

Nuk duhet të presim derisa të ndërtojmë një platformë perfekte, apo të presim kushtet ideale për të filluar, sepse ato nuk do të jenë kurrë. Duhet të fillojmë me ç’ka kemi tani, në mënyrë që të zhvillohemi për t’u bërë më të mirë nesër. Nëse kemi nje produkt apo ide biznesi në mendje, duhet ta nxjerrim atë në treg, apo t’ja komunikojmë disa njerëzve për të marrë feedback-un për të zbuluar realisht çfarë duhet përmirësuar për ta bërë konkuruese dhe fitimprurëse.

Ju duhet të poziciononi brandin tuaj në mendjen e klientit që në hapat e parë të udhëtimit të tij online.

Ja cilët janë folësit e konferencës së 17 Tetorit 2019

Lida Tohidi ka përvojë 11 vjeçare për marketingun dixhital, menaxhimin e programeve dhe planifikimin strategjik. Ajo vjen nga San Francisko dhe në 6 vitet e fundit është përqëndruar në menaxhimin e ekipeve të teknologjisë dhe ekipeve në rritje, si dhe në këshillimin e kompanive të drejtuara nga një mision i përbashkët.

Iniciativat dhe ekipet që ka drejtuar Lida përfshijnë: lançimin e një inkubatori kombëtar, këshillimin dhe punën me startupe që kanë mbledhur mbi 500 milionë € dhe arritjen e fitoreve në gara ndërkombëtare, siç është çmimi “Google Startup Battle” nga 1000+ ekipe.

Granit Doshlaku është folësi shqiptar. Ai tregon për BusinessMag se pjesa më e madhe e eventeve në të cilat ka qenë folës janë lokale. Disa nga ato përfshijnë Business Tuesday, e organizuar nga ICK me temën “Monetizimi i Ëeb-it shqip”, NASA Space App Challenge me temën “Google Search Operators: Poëer Tips”, Digital Diplomacy Day e organizuar nga Kolegji Universum me temën “Përdorimi i makinave të kërkimit në diplomacinë digjitale” etj.

Henry Leerenvend, ka një përvojë të gjerë në menaxhimin kombëtar dhe ndërkombëtar në sektorin e shërbimeve, kryesisht të lidhura me zhvillimin ekonomik. Përvoja e tij në shërbimet financiare përfshin fondet, investimet dhe marrëveshjet sociale. Kompetencat kryesore të Henry janë zhvillimi strategjik dhe negociatat.

Ai është pjesë e konferencave në vende të ndryshme të botës dhe ka bërë prezantime të ndryshme në vende si Polonia, Serbia, Turqia, Kroacia, Kosova. Së fundmi ai ka qenë folës në eventin Tirana Tech Open, organizuar në Tiranë, ku prezantoi impaktin e projektit “Aftësi për Punë” në disa prej shkollave të mesme profesionale në Shqipëri.

E udhëhequr nga motoja “Përmbajtja është gjithçka”, Kirsten Jassies vjen si folëse është eksperte për rrjetin social Instagram, autore e disa librave, trajnere, folëse dhe stratege për përmbajtjen në mediat sociale. Ajo jeton në Utrecht, në Hollandë me familjen e saj. Kristen si një stratege për mediat sociale me një background në media, ndihmon kompanitë dhe brandet të rriten dhe të arrijnë audiencën e synuar, duke krijuar përmbajtje që angazhon konsumatorët.

Ajo ndan mësimet dhe eksperiencën e saj në platformën e mirënjohur hollandeze të marketingut Frankwatching, në blogun e saj justK dhe në rrjetet sociale.

Dëshironi të zbuloni disa njohuri të reja? Po mendoni të zhvilloni produkte dhe shërbime të reja? Doni të përqëndroheni në një qasje të udhëhequr nga përmbajtja dhe dëshironi të dini nga t’ja filloni … Atëherë Matt Desmier është njeriu që duhet të takoni, të cilin do ta gjeni në datën 17 Tetor në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb në Tiranë.

Duke qenë fillimisht i trajnuar si dizajner, Matt ka një qasje ndryshe të të menduarit, duke i ndihmuar bizneset që të kuptojnë pozicionimin dhe mesazhet e tyre dhe si mund ta motivojnë audiencën.

Rikthehet për të dytën herë në AllWeb Albania folësi i mirënjohur ndërkombëtar, Vladimir Vulic. Vladimiri, i njohur si Vanja për miqtë e tij, është një strateg i transformimit dixhital. Ai ka punuar për klientë si Coca-Cola (për Operacionet Serbe), Roche, Trebjesa Brewery Nikšić (një kompani e Molson Coors), Crnogorski Telekom (anëtar i Grupit Deutsche Telekom), UNDP Montenegro, Qeverinë e Malit të Zi, Erste Bank Serbia, UniCredit Bank Banja Luka, Delhaize Serbia, Ambasada Britanike në Beograd (Serbi), British Council Montenegro, sigurimet GRAWE, Triglav Insurance, Direct Media Mali i Zi.

Vanja është bashkë-themelues i Digitalizuj.Me, një organizatë joqeveritare që ndihmon qytetarët dhe organizatat në Malin e Zi të informohen se ekzistojnë mundësi të reja emocionuese për ndryshime sociale dhe të biznesit në mjedisin dixhital duke përqafuar mediat sociale dhe modele të reja të biznesit.

Roger Edwards, me përvojë në fushën e marketingut dixhital, ndihmon bizneset në strategjitë e tyre të marketingut, përmbajtjes dhe mediave sociale. Ai është Drejtor Marketingu për disa marka britanike të shërbimit financiar. Ai zhvillon edhe podcaste të njohura në fushën e marketingut financiar. Roger mbështet njerëzit të  mbajnë të thjeshtë marketingun e kompanive të tyre. Ai ka qëndruar për shumë vite në koorporatat më të mëdha ndërkombëtare si drejtor marketingu dhe ka qenë edhe pjesë e disa markave britanike të shërbimit financiar para se të krijojë kompaninë e tij. Ai tashmë udhëheq klientët në dizenjimin e fushatave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0