Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Banka Botërore, nxisin investimet me kapital privat në Shqipëri - Business Magazine Albania

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Banka Botërore, nxisin investimet me kapital privat në Shqipëri


Tregu i kapitalit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë është ende një burim i pashfrytëzuar. Në vendet e zhvilluara, përfshirja në tregun e kapitalit është një katalizator i fuqishëm zhvilimi, për investitorët në veçanti si dhe për ekonominë në tërësi.

Nëse sipërmarrësit investojnë paratë e tyre në tregun e kapitalit, ata mund të ndryshojnë ritmin e aktivitetit dhe të ardhurave të tyre.  Ata mund të bëhen pronarë të kompanive të ndryshme, por edhe mund të përfshihen në dhënie huamarrjeje ndaj bizneseve apo edhe qeverisë.

Me këtë qellim, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, në bashkëpunim Bankën Botërore do të organizojnë një seminar profesional, interaktiv një ditor për investitorët, sipërmarrësit dhe konsulentët e bizneseve.

“Roli që kapitalet private kanë në investimet për bizneset në Ballkanin Perëndimor, si dhe mënyrat se si Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme mund të përfitojnë nga këto forma të reja financimi”, do të jenë në fokus të këtij takimi.  Që ky treg të bëhet i efektshëm dhe i aksesueshëm siç duhet, së pari duhet një rrjet i fortë këshillimor dhe njohurish aplikuese.

Seminari do drejtohet nga z. Gavin Ryan, nje nga ekspertët ndërkombëtarë më të njohur në fushën e investimeve me kapital privat dhe njëkohësisht këshilltar special i Bankës Botërore dhe BERZH.

Ky Seminar, i cili zhvillohet ditën e hënë, më datë 21 tetor 2019, në fokus ka kontabilistët profesionistë dhe punonjës të tjerë të punësuar në sektorin e financës, bankierë, konsulent financiarë dhe këshilltarë biznesi në shërbim të klientëve të Ndërmarrjeve të Vogla, të Mesme.

95% e Bizneseve në Shqipëri janë sipërmarrje të Vogla dhe të Mesme dhe shtylla e ekonomisë shqiptare.  Ata përfaqësojnë 83% të punësimit, 75% të Prodhimit të Brendshëm Bruto por përfitojnë vetëm 28% të financimit.  Seminari synon të nxisë përfshirjen e profesionistëve shqiptarë në rritjen e investimeve me kapital privat.

Pjesë e këtij workshop-i do të jenë edhe investitorë të rinj mbështetës me kapital, që mund të duan të krijojnë një ide më të mirë rreth procesit të strukturuar të për mbështetjen e investimeve të tyre ashtu si edhe këshilltarë e organizata që ndihmojnë bizneset e reja.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0