Po sikur Shqipëria ta shfryëzonte naftën në këtë mënyrë? Brezat e ardhshmë në Norvegji gëzojnë një fond prej 1 trilion dollarësh

Po sikur Shqipëria ta shfryëzonte naftën në këtë mënyrë? Brezat e ardhshmë në Norvegji gëzojnë një fond prej 1 trilion dollarësh


Norvegjia është një prej modeleve më të mira të shfrytëzimit të pasurive natyrore. Ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Ballkani, po i shesin lëndët e para kryesisht të papërpunuara, një leksion i fortë na vjen nga shteti nordik.

Fondi Sovran i Norvegjisë arriti në 1.09 trillion dollarë, duke vendosur një rekord historik. Kjo shumë erdhi si rezultat i rritjes së stoqeve botërore dhe forcimit të euros dhe dollarit. I krijuar në vitin 1996 për të shfrytëzuar të ardhurat që vijnë nga nafta, fondi është më i madhi i këtij lloji në botë.

“Kur fondi u krijua, askush nuk mendonte se do të kalonte këtë vlerë [1.09 trilionë dollarë]. Ishim me fat që zbuluam naftë. Kthimi i investimeve në tregjet botërore financiare ka qenë aq i madh sa mund të duket sikur kemi zbuluar naftë përsëri”, ka deklaruar Yngve Slyngstad, shef ekzekutiv i Fondit.

Kujtojmë se Shqipëria ka burime të mëdha nafte, e njëkohësisht edhe probleme të mëdha me menaxhimin e kompanisë publike të nxjerrjes së naftës. Nga një kontratë qirajë në tjetrën, me një keqmenaxhim të Armos dhe pikave të saj të nxjerrjes, është krijuar një borxh i madh në buxhetin publik dhe naftëtarët shpesh mbeten të papaguar për disa muaj.

Lexoni gjithashtu:

Miliarderi amerikan do të paguajë të gjitha kreditë studentore të kolegjit Morehouse

Aktualisht çdo norvegjez ka të paktën 200 mijë dollarë në këtë fond, çka përbën një pasuri të madhe për brezat e ardhshëm.

Shumica e parave të këtij fondi investohen në tregjet ndërkombëtare financiare dhe vetëm një pjesë e tyre investohet brenda Norvegjisë. Të ardhurat që i vijnë shtetit nordik nga nafta derdhen te ky fond. Kjo i shërben vendit që në të ardhmen të ruajë aftësinë për të paguar nëse nafta do të pakësohet, ose nëse bien çmimet dhe shërben edhe si rezervë për brezat e ardhshëm.

Më 27 gusht, Banka Qendrore e Norvegjisë propozoi një zhvendosje që përfundimisht mund të transferojë më shumë se 100 miliardë dollarë nga tregjet e aksioneve europiane dhe ato amerikane, megjithëse një veprim i tillë, nëse miratohet, mund të kërkojë vite për të përfunduar.

Reuters, Businessmag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0