Keni një ide biznesi? Aplikoni në kompeticionin Startup Battlefield

Keni një ide biznesi? Aplikoni në kompeticionin Startup Battlefield


Ju do të prezantoni idenë tuaj të biznesit para investitorëve, drejtuesve të teknologjisë dhe mediave që mund të ndryshojnë trajektoren e biznesit tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Startupi fitues merr 50,000 dollarë.

Të aplikosh dhe të marrësh pjesë në Startup Battlefield është falas.

Aplikimi është i lehtë por procesi i përzgjedhjes është jashtëzakonisht konkurrues. Redaktorët e TechCrunch do të vlerësojnë çdo aplikacion dhe më pas do të zgjedhin 15-20 kompani që do të garojnë. Themeluesit e atyre startup-eve do të marrin pjesë në një trajnim intenziv gjashtë javor për prezantimin e biznesit. Ju do të përgatisni prezantimin tuaj dhe do të bëheni gati të dilni para investitorëve.

Kur të vijë dita e prezantimeve, çdo skuadër do të ketë gjashtë minuta për të prezantuar startup-in e vet.

Njëri prej startupe-ve do të dalë fitimtar dhe do të marrë në shtëpi çmimin 50,000 dollarë. Ngjarja zhvillohet para një publiku të madh të mbushur me investitorë, media dhe ikona të teknologjisë – dhe gjithçka do të regjistrohet dhe transmetohet drejtpërdrejtë nga Techcrunch.

Që nga viti 2007, 857 startupe kanë fituar çmime në Startup Battlefield dhe në mënyrë kolektive ia kanë arritur të mbledhin $ 8.9 miliardë dollarë investime.

Startup Battlefield zhvillohet në Disrupt Berlin 2019 më 11-12 Dhjetor. Aplikoni në Startup Battlefield KËTU

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0