Me një dyqan online mund të blini pa limit dhe nuk qëndroni pa pushim në krye të detyrës. Mund të keni dyqanin tuaj hapur 24 orë të ditës dhe të menaxhoni shitjet duke u ndjerë komod nga cilido vend që të jeni.
Për BusinessMag.al Laidi Ferruni marketer interneti, liston 14 arsye pse është e rëndësishme që të keni një dyqan online.
- Dyqani online është i hapur në 7 ditë të javës dhe 24 orë të ditës
Ky është një avantazh që shumica e bizneseve fizike nuk e kanë. Për më tepër është një avantazh tepër konkurues. Pasja e një dyqani online si ndihmës i një biznesi fizik, rrit numrin e klientëve tuaj, si dhe zgjeron rrezen e biznesit.
- Marketingu që na orfohet si shitës online, është i jashtëzakonshëm
Mjetet e marketingut janë të thjeshta dhe aq të lira, saqë mund të arrini qindra njerëz një një kohë shumë të shkurtër. Ky lloj marketingu ju mundëson juve si shitës online të zgjeroni numrin e klientëve edhe jashtë qytetit ku operoni.
Lexo: Kurset online, metodologjia e të sotmes
- Blerja online është më e thjeshtë
Rrezja e biznesit që keni është vetëm përreth lagjes tuaj. Me një dyqan online ju mund të keni klientë nga vendi dhe madje edhe nga jashtë. Mund të merrni porosi edhe të bëni transferta me një kosto minimale.
- Një dyqan online ka kosto më të ulëta se një dyqan fizik
Nëse zgjidhni të ngrini një biznes në një zonë të njohur të vendit ku jetoni, normalisht edhe kostot do të jenë të larta. Dhe mbi të gjitha pavarësisht se sa do të investoni dhe ku do të investoni, ju sërish do të kushtëzoheni nga rrezja, nga një target i caktuar klientësh.
- Një dyqan online ka më pak risk se një dyqan fizik
Nëse do të paguash dikë që të menaxhojë biznesin tënd, atëherë do të paguani më pak. Por, nëse do ta menaxhoni vetë nuk do të paguani aspak përveçse do t’i përkushtoni kohën tuaj biznesit. Risku për këtë lloj biznesi është tepër i ulët.
- Teknologjitë për të menaxhuar një dyqan online janë shumë të avancuara
Një dyqan fizik të jep mundësinë e komunikimit përballë me klientin. Por përmes teknologjisë dhe rrjeteve sociale, afërsia me klientin mbetet sërish e njëjtë. Ju mund t’i nisni klientit tuaj foto dhe video nga më të ndryshimet për reklamimin e mallit tuaj.
- Është shumë e thjeshë të edukosh njerëzit në masë
Në internet është shumë e lehtë të komunikosh me klientët për t’u dhënë informacionin e duhur për çdo produkt që ato shfaqin interes. Kjo varet nga lloji i biznesit. Nëse keni një dyqan me produkte kozmetike mund të jepni informacion për secilin prej tyre, apo nëse shisni veshje, mund të flisni me klientin për ngjyrat dhe trended e kohës.
Lexo: 9 shërbime për automjetet mund t’i rezervoni online
- Promocioni ndikon direkt në imazhin e biznesit tuaj
Ecuria e biznesit tuaj varet nga mënyra se si bëni promocionin. Prania online është prestigj, vlerë e shtuar dhe tregon se jeni një biznes serioz. Të qenurit online dhe serioz krijon një imazh më të mirë për ju.
- Targetimi i klientëve
Targetimi i klientëve është një kusht bazik, i cili nuk mund të arrihet me metoda të tjera përveçse online.
- Mund të punosh nga ku të dëshirosh
Biznesi online është i vetmi që ta jep këtë mundësi. Është favorizuese dhe mbi të gjitha keni liri. Mjafton të keni një laptop dhe internet dhe mund të menaxhoni shitjet tuaja nga kudo që të jeni. Puna juaj ecën mrekullueshëm, ndërkohë që jeni me pushime, punoni nga kafeja apo edhe po qëndroni në shtëpi.
- Dyqani online ju jep mundësinë të shisni edhe jashtë kufijve
Mjafton që të keni klientë edhe nga jashtë edhe mund të shisni edhe nëpër botë. Gjithashtu, online ju mund të keni biznesin tuaj edhe në Amerikë, Europë dhe ndërkohë që jeni në Shqipëri.
- Një dyqan online rrit klientelën e dyqanit tuaj fizik
Ka mjaftueshëm raste të tilla. Një dyqan fizik ka një ecuri më të madhe nëse ndihmohet nga një faqe në facebook apo instagram. Pandaj një dyqan i tillë nuk duhet t’i mungojë një dyqani fizik.
Lexo: Si të filloni një biznes të vogël online?
- Interneti na ofron mënyra shumë të avancuara për t’i shërbyer në mënyrë perfekte klientit
Për të komunikuar me klientin dhe për të qenë më afër tij, interneti është zgjidhja. Pra interneti ofron mënyra shumëdimensionale për t’i shërbyer klientit.
- Mund të shisni pa rrezikuar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.