Kurset online, metodologjia e të sotmes

Kurset online, metodologjia e të sotmes


Të marrësh leksione të sakta edhe pse nuk je pjesë e orës mësimore, apo të përvetësosh njohuritë në një fushë për të cilën nuk ke studiuar, por që e ke përzemër. Kurset online ta mundësojnë këtë “privilegj”, mëson nga ku të duash dhe në çfarë ore të duash. Këto kurse, janë të fushave të ndryshme si të marketingut, gjuhëve të huaja, të programimit. Me pak fjalë për gjithçka ke nevojë të zgjerosh njohuritë, e gjen online. BusinessMag.al ka pyetur disa të rinj që janë angazhuar në ofrimin e shërbimeve edukuese online.

Ardian Jashari, zhvillon kurse marketingu online. Ai zotëron kompaninë Skillay Academy me qendër në Prishtinë. Prej vitesh ka punuar si trajner komunikimi dhe menaxhimi, duke trajnuar shumë profesionistë nga sektori publik e privat në Kosovë, Shqipëri e rajon. Pse kurset e tij zgjodhi t’i bënte online?! Për BusinessMag ai shprehet se, dëshira e njerëzve për të ndjekur këto kurse, por edhe pamundësia për të qenë të pranishëm në çdo orë, e shtyu të mendonte për krijimin e kurseve online. Këto kurse mundësojnë marrjen e leksionit të duhur, por në një orar të përshtatshëm për ta. Sipas tij, “mësimdhënia online është produktive vetëm atëherë kur pjesëmarrësve u ofrohen aftësi praktike që mund t’i zbatojnë menjëherë, me çmime relativisht të ulëta në krahasim me trajnimet klasike. Me interes është gjithashtu edhe ndërveprimi me pjesëmarrësit”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 43  të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

Nëse flasim për rezultatin, brenda dy viteve numri i studentëve ka arritur mbi 10.000. Klientët e tij janë nga 141 shtete të ndryshme, ku 17% nga SHBA dhe 13% nga India. Deri më tani ka publikuar 21 kurse dhe deri në fund të vitit parashikon të publikojë 100 kurse.

Sipas tij, ja cilat janë disa nga arsyet pse kurset online preferohen më shumë se kurset tradicionale:

  1. Orari fleksibil sipas dëshirës
  2. Koha e nevojshme për të përfunduar kurset
  3. Kurset online ofrojnë mundësinë që të mësosh shumë gjëra të reja në një kohë relativisht të shkurtër
  4. Çmimet shumë të arsyeshme
  5. Kurset mund të ndiqen kudo, nga shtëpia apo nga zyra
  6. Nuk ka kosto për transport, akomodim dhe libra

Kurset mund të ndiqen në YouTube, Facebook, Linkedin, Instagram dhe Twitter.

Por, kurse online janë në fusha të ndryshme. Ervis Trupja, operon në fushën e programimit. Ai zhvillon kurse online për llogari të kompanisë ndërkombëtare LinkedIn. Gjatë periudhës që ishte mësimdhënës, ndjeu që në fakt ishte koha për të dalë jashtë rutinës së këtij profesioni. U angazhua në fushën e IT-së si programues, por pa lënë mënjanë dëshirën për të përçuar dije tek të tjerët. Kësaj radhe jo më duke qenë i pranishëm në klasë, por përmes kurseve online. Sipas tij, kjo lloj mësimdhënie është produktive. Në këtë formë, lektorit i jepet mundësia të punojë nga kudo, por edhe për nxënësit, të cilët mund të ndodhen kudo.

Ervisi krijon aktualisht kurse për disa platforma si: LinkedIn Learning, Pluralsight, Udemy dhe Dotnethow. Fakti që përmes kurseve online, mund të mësosh nga ku të duash dhe në një orar të përshtatshëm sipas planeve të tua ditore i bën ato shumë më të preferuara se ato tradicionalet. Por, edhe fleksibiliteti që ata ofrojnë është një avantazh. Për planet e së ardhmes ai thotë, “nuk dua që ta kufizoj të ardhmen, por patjetër që vizioni im është që të krijoj një reputacion për kurse cilësore në rang global”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 43  të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

“Një leksion/kurs online mund të kthehet në një dokumentar që mbetet aty përgjithmonë dhe shihet jo nga një klasë me nxënës, por nga mijëra apo miliona të tillë”.

 Jordan Peterson

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0