9 shërbime për automjetet mund t’i rezervoni online - Business Magazine Albania

9 shërbime për automjetet mund t’i rezervoni online


Në pjesën e transportit rrugor, shërbimet publike online po shtohen. Prej kësaj jave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka krijuar një shërbim që shmang radhët në sportele.

Drejtoria e Transportit Rrugor pret që përmes rezervimeve online të lehtësohet 45 % e praktikave në nivel kombëtar, çka përkon me 60 mijë praktika në vit.

Orarin i takimeve mund ta rezervoni online për 9 shërbime. Ato janë:

Ndryshimi i pronësisë mbi mjetin (kur zotëron kontratën e shitjes)

Kontratë shitblerje për mjetin

Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i targës/targave

Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i Lejes së Qarkullimit

Ndryshimi i vendbanimit të pronarit të mjetit

Ndryshimi i gjeneraliteteve të pronarit të mjetit

Ndryshimi i karakteristikave konstruktive dhe funksionale të mjetit

Çregjistrim i përkohshëm i mjetit

Çregjistrim i përhershëm i mjetit

Ju mund të rezervoni Këtu shërbimin tuaj

Lexo: Vazhdon kontrolli me dron. Policia gjobit kryesisht këto automjete

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0