Rritja e pagës flet për një ecuri më të mirë të tregut të punës. Shkalla e papunësisë është ndër nivelet më të ulëta. Ekonomistët mendojnë se kjo nuk është tërësisht pasojë e zhvillimeve positive në vend, por edhe e nivelit të lartë të emigracionit.
Sektori financiar ofron pagat më të larta në ekonominë e vendit. Në këtë rast, çdo i punësuar paguhet mesatarisht 111 mijë lekë në muaj. Në tregun e komunikimit dhe informacionit paga mesatare mujore është rreth 88 mijë lekë në muaj, ndërsa në sektorin publik, një pagë mesatare është 63 mijë lekë.
Në shërbimet tregti-hoteleri, paga mesatare është 39 mijë lekë në muaj. Ky sektor ul edhe mesataren e pagave. Sipërmarrës në fushën e turizmit shpesh ankohen për mungesë të stafit, ose largim të shpejtë të tij, ku paga vlerësohet të ketë ndikim parësor. Në turizëm, kompanitë kanë shtuar së fundi trajnimet dhe kurset për formim, në përpjekje për të rritur cilësinë dhe për të zgjatur kohën e qëndrimit të punonjëse në këto shërbime.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto