“Stop 5G”, ishin banderolat e protestuesve para parlamentit zviceran, duke e quajtur teknologjinë 5G të dëmshme për shëndetin.
“Mbledhja e kaq shumë njerëzve është një shenjë e fuqishme kundër prezantimit të pakontrolluar të 5G,” tha Tamlin Schiller, bashkë-president i Frekuencie, një shoqatë që organizoi tubimin.
Lexoni: Apple do të lançojë tre modele të reja të iPhone me 5G në vitin 2020
Pas Koresë së Jugut, Zvicra është një nga vendet e para në botë që prezanton shërbimet e 5G. Gjithashtu, tema e shërbimit 5G ka shkaktuar një konflikt teknologjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Kundërshtarët e 5G në Zvicër kanë frikë nga teknologjia e rrezatimit elektromagnetik dhe kanë bërë peticione për të ndaluar ndërtimin e antenave në Gjenevë, Vaud, Friburg dhe Neuchatel.
Kundërshtarët e 5G janë duke u përpjekur të fillojnë një iniciativë për të hapur një referendum për këtë temë, i cili do të kërkojë 100.000 nënshkrime në 18 muaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.