“Jemi mjaft të kënaqur që po shtojmë bashkëpunimin me Postën Shqiptare, një partner i hershëm i ALBtelecom, jo vetëm duke qenë dy institucione historike në fushën e komunikimit, por edhe për shkak të afërsisë me qytetarët në të gjithë Shqipërinë”, – tha Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom Z. Tahsin Yilmaz.
Nga ana e saj Posta Shqiptare e sheh me rëndësi këtë bashkëpunim për një sërë arsyesh.
“Falë këtij bashkëpunimi, Posta kthehet në një One Stop Shop, duke mundësuar kryerjen e disa shërbimeve në një vend, që do të thotë më pak radhë dhe më shumë kohë e kursyer për klientët ALBtelecom”, – tha Administratori i Posta Shqiptare, Z. Laert Duraj.
Duke filluar nga sot, Posta Shqiptare do të ofrojë shërbimin e shpërndarjes së faturave të ALBtelecom-it, si mundësi shtesë për dyqanet dhe pikat e shitjes së kësaj kompanie. Klientët e ALBtelecom do të kenë mundësi të paguajnë faturat e telefonisë fikse, asaj celulare, të internetit dhe të paketave ALBtv, në çdo zyrë postare në vend.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi strategjik, ALBtelecom dhe Posta Shqiptare do të mundësojnë përfitime të tjera për klientët në të gjithë Shqipërinë në muajt në vazhdim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.