Techstars Startup Weekend Women Tirana, mundësia për të shndërruar idenë tënde në një biznes! - Business Magazine Albania

Techstars Startup Weekend Women Tirana, mundësia për të shndërruar idenë tënde në një biznes!


Nisma globale në mbështetje të sipërmarrëseve erdhi në Shqipëri!

Këtë fundjavë, Tirana u bë pjesë e Techstars Global Startup Weekend Women, një event 54-orësh, që në thelb ka mbështjetjen e sipërmarrësve të rinj dhe zhvillimin e komuniteteve rreth tyre. Kjo nismë ndërkombëtare, e mbështetur nga partnerë globalë si Google for Startups, erdhi në Tiranë në datat 27-29 Shtator 2019. Cilido që kishte një ide biznesi dhe dëshirën për ta zhvilluar atë u bë pjesë e këtij ambienti dinamik dhe frymëzues nën mentorimin e ekspertëve më të mirë.

Lexoni: Ja cilat janë eventet që do të zhvillohen gjatë periudhës Shtator – Tetor për bizneset dhe startup-et

Një fundjavë frymëzuese në kodrat e Dajtit

Në ditën e parë të eventit pjesëmarrësit kishin mundësinë të prezantonin idenë e tyre në 60 sekonda dhe më pas skuadrat u formuan për të çuar më tej idetë më të mira. Përgjatë fundjavës skuadrat i zhvilluan këto ide nën kujdesin e mentorëve, të cilët transmetuan përvojën e tyre në biznes. Fundjava kulmoi me prezantimet e ideve finale të dielën në darkë para një jurie profesionistësh, të cilët përzgjodhën skuadrën #tb për idenë inovative të një furçe dhëmbësh ekologjike. Fituesja ka mundësinë të prezantojë idenë e saj në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020. Përveç fituesit të madh, çdo grupi iu ofrua konsulencë, trajnim dhe ekspertizë.

Qëllimi i vërtetë i kësaj fundjave ishte të krijohej një plartformë për të mbështetur çdo pjesëmarrës për të zhvilluar idenë e tij. Platforma Google Cloud u ka ofruar të gjithë pjesëmarrësve kredit për të ndërtuar faqet e tyre të web-it dhe aplikacionet mobile.

Lexoni: Nisma globale në mbështetje të sipërmarrëseve të reja vjen në Shqipëri 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0