3 Mësime që mora për 3 vjet si sipërmarrës - Business Magazine Albania

3 Mësime që mora për 3 vjet si sipërmarrës


Të jesh sipërmarrës është e rrezikshme. Ky profesion përfshin një nivel të pasigurisë që mund të gjunjëzojë edhe gjigantët më të mëdhenj të biznesit. Statistikat tregojnë se shumë biznese dështojnë brenda viteve të para. Nëse gërmojmë pak më tej, është më e drejtë të thuash që drejtuesit e bizneseve kanë dështuar, dhe ti nuk dëshiron të jesh njëri prej tyre.

Misteri i të panjohurës rezulton në lidhjen e tepërt me një subjekt për të cilin të tjerët nuk mund t’ju mësojnë – me veten tuaj. Ndërmarrësia ju mëson gjëra për veten tuaj që nuk i keni ditur më parë, duke ekspozuar gjërat që ju duhen të për t’u bërë personi që jeni i destinuar të bëheni. Natyrisht, derisa mësoni më shumë për veten tuaj, ju do të mësoni më shumë rreth identitetit tuaj si një sipërmarrës. Këtu janë tre gjëra që të qenit një sipërmarrës do t’ju mësojë për veten tuaj nëse jeni të hapur.

  1. Ju nuk jeni të çmendur.

Para se të jepja dorëheqjen nga puna në zyrë për të hapur biznesin tim, e pyesja veten nëse isha i çmendur. Të tjerët bënin të njëjtën pyetje. Tani e di se kam qenë thjesht i sigurt në veten time dhe në vendimin tim për ta marrë sipërmarrjen seriozisht. Nëse keni momente kur pyetni veten se a jeni në rrugën e duhur, atëherë me siguri jeni.

  1. Ju e bëni betejën të duket mirë.

Rrjetet sociale e bëjnë sipërmarrjen të duket e këndshme. Pse? Sepse shumë prej nesh fshehin  “prapaskenën” dhe tregojnë vetëm fitoret tona. Ne jemi duke shfaqur një version të shtrembëruar të realitetit. Këtu është e vërteta: Vetëm sepse nuk jeni akoma ku dëshironi të jeni në jetë dhe në biznes nuk do të thotë që duhet të dukeni apo të veproni sikur jeni. Sidoqoftë, ju dëshironi të siguroheni që nuk po e mashtroni veten duke u ndjerë sikur nuk jeni të suksesshëm duke krahasuar progresin tuaj me të tjerët. Besojeni ose jo, për sa kohë që ju jeni duke e bërë punën që duhet për të dalë në krye, ju do ta bëni atë. Vetëm vazhdoni ta merrni atë hap pas hapi.

  1. Ju dini më shumë se sa keni menduar.

Një nga momentet më të mëdha që kam përjetuar deri më tani në biznes ishte kur kuptova se shumica e ekspertëve dhe njerëzve të suksesshëm ende ishin të përulur. Edhe pasi kishin fituar miliona dollarë, kishte akoma gjëra që nuk i dinin ose qëllime të cilat nuk i kishin arritur. Menjëherë e kuptova se mund të merrja përsëri frymë dhe të mos shqetësohesha për veten. Po, ka gjëra që nuk i di, por unë e kam bërë veten një nxënës të jetës. Unë përpiqem çdo ditë që të përsos zanatin tim, edhe ju gjithashtu duhet të synoni të përmirësoni artin tuaj.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0