Këto dy ditë, Dividendin mund ta paguani “me gjysëm çmimi” (8%) - Business Magazine Albania

Këto dy ditë, Dividendin mund ta paguani “me gjysëm çmimi” (8%)


Sipërmarrësit aksionerë që ndajnë dividend mes tyre mund ta paguajnë atë në nivelin 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 gusht 2019.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se, në zbatim të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, është në shkallën 8%, nëse këtë pagesë e kryeni brenda datës 20 gusht 2019.

Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;

 Lexo: 18 mijë biznese paralajmërohen nga tatimet për shkeljet që bëjnë gjatë aktivitetit privat

Kujdes! Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividentin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0