Emoji-t e reja që priten të dalin gjatë këtij viti - Business Magazine Albania

Emoji-t e reja që priten të dalin gjatë këtij viti


Më shumë se 50 emoji të rinj do të bëhen pjesë e pandarë gjatë 2019, bazuar në listën përfundimtare të miratuar nga Konsorciumi Unicode. Unicode është përgjegjës për përcaktimin se cilët emoji do të bëhen pjesë e të gjitha platformave, duke filluar që nga pajisjet iOS, Android si dhe kompjuterët.

Lexoni: Ngjitsat, emoji-t që flasin shqip

Shumë nga ikonat e reja janë të lidhura së bashku me temën e përfshirjes dhe diversitetit, duke futur emoji për njerëzit e shurdhër, të verbër, njerëzit në karrige me rrota dhe ata me gjymtyrë proteze. Përditësimi i këtij viti do të lejojë përdoruesit të zgjedhin racën dhe gjininë e të dy personave kur zgjedhin një emoji që përfshin një çift. Unicode paraqiti për herë të parë emoji-t, ku mund të zgjidhje tonin e lëkurës në vitin 2015, por përdoruesit ishin të limituar vetëm në emoji heteroseksualë për çiftet dhe mund të zgjidhnin vetëm çifte me ngjyrë të njëjtë të lëkurës.

Ndërsa ekzistojnë 59 emoji të ndryshëm, në total duke përfshirë ndryshimet për ngjyrën e lëkurës dhe gjininë përbëjnë 230 imazhesh individuale. Pritet që secila kompani të zgjedhë se kur do të prezantojë versionin e vet të emoj-ve të rinj. (Apple do të shtojë emoji e rinj në pajisjet e saj iOS me një përditësim në vjeshtë.)

burimi: businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0