Ngjitsat, emoji-t që flasin shqip

Ngjitsat, emoji-t që flasin shqip


“Çkemi plako”; “O skifter”; “Të rujt Kisha Laçit”,  i dëgjojmë thuajse çdo ditë, por tani mund t’i përdorim edhe në mesazhe. Quhet Ngjitsat dhe është një nga aplikacionet shqiptare më cool.

Emojis, apo figurat janë të pashmangshme në komunikimin tonë në rrjetet sociale. Për disa nuk kanë kuptim, të tjerë i përdorin thjesht për të mos u lodhur duke shkruar, e të tjerë kanë emojit e tyre të preferuar që përdorin më shpesh dhe simbolizojnë sjellje të ndryshme.

Ky aplikacion sjell shprehjet më argëtuese që ne përdorim gjatë përditshmërisë sonë në figura apo ngjitësa.

Ky është aplikacioni i dytë nga Tomi Kallanxhi pas Shpi.al. (Shpi.al ofron një zgjidhje ku konsumatorët mund të aksesojnë online të rejat më të fundit në lidhje më shtëpitë, apartamentet apo dyqanet që janë për t’u shitur dhe jo vetëm.)

Këto janë 17 emoj-it e veçantë që Ngjitësat ka momentalisht:

“Në bazë të eventeve apo festave që ne kemi aplikacioni do të vazhdojë të pasurohet me ngjitësa të rinj,” tha Tomi për Business Magazine.

Ngjitësat është një aplikacion për përdoruesit e iPhone dhe iPad.

Për t’i përdorur këto figura, shkarko aplikacionin këtu: https://bit.ly/2IHAxIe

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0