Elon Musk ndeshet në Twitter me vëllain e Pablo Escobar - Business Magazine Albania

Elon Musk ndeshet në Twitter me vëllain e Pablo Escobar


TMZ raportoi se Roberto Escobar, vëlla i Pablo Escobar, e kishte akuzuar Drejtorin e Tesla Elon Musk për vjedhjen e idesë së tij për flakëhedhëset.

“Nuk është një Flakëhedhëse, z. Escobar,” shkroi miliarderi në një postim në Twitter.

Sipas TMZ (portal argëtues) “një punonjës i Elon” ishte në Kolumbi në vitin 2017, kur rastësisht pa një lodër flakëhedhëse që ishte në pronësi të Escobarëve. Pak kohë më vonë, në janar 2018, Musk njoftoi se Kompania Boring do të shiste flakëhedhëse për të mbledhur para për projektin e tij të tunelit.

Pas shitjes së produkteve dhe mbledhjes së 2 milionë dollarëve, Musk ka ndryshuar strategji. Me qëllim shitjen legale të produktit, emri dhe adresa e internetit u ndryshuan në “jo një flakëhedhëse”.

Sipas një raporti të vitit 2014, Roberto Escobar vazhdon të drejtojë kartelin e tij të drogës në Medelin, Kolumbi dhe gjithashtu shëron sëmundjet AIDS duke studiuar kuajt … ndoshta.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0