Ford zhgënjen klientët! Çfarë bëri kompania që ju nuk duhet ta bëni kurrë? - Business Magazine Albania

Ford zhgënjen klientët! Çfarë bëri kompania që ju nuk duhet ta bëni kurrë?


Ekziston një parim që është i vërtetë në çdo marrëdhënie, por veçanërisht në mes të një kompanie dhe klientëve të saj: Besimi është pasuria juaj më e vlefshme. Ose, e thënë ndryshe: ju duhet të thoni gjithmonë të vërtetën. Kjo është pikërisht ajo që kompania e automobilave Ford nuk ka bërë.

Lexoni: Ford dhe Volkswagen forcojnë aleancën për makinat autonome

Më 11 korrik, The Detroit Free Press raportoi se Ford injoroi qëllimisht paralajmërimet nga inxhinierët se kutia e shpejtësisë në modelet e saj me kosto të ulët Focus dhe Fiesta ishte me defekt. Pastaj, kompania u tha tregtarëve t’u thoshin klientëve se gjithçka ishte në rregull, edhe pse e dinte se nuk ishte kështu.

Sipas raportit, dokumentet e brendshme treguan se Ford po injoronte disa shqetësime si nga departamenti i saj ligjor ashtu edhe nga ekipi i produkteve, të cilët po i bënin me dije se disa nga makinat e saj nuk ishin të denja për t’u nxjerrë në rrugë. Ankesat nga konsumatorët tregojnë se këto shqetësime kishin baza, por Ford u përpoq që gjithsesi t’i shiste makinat.

“Ky shqetësim nuk lidhet me disa makina që kanë dritat e dëmtuara apo një airbag të keq. Janë rreth 1.5 milionë modele, të shitura në vitet 2010-2011, shumë prej të cilave do të humbasin fuqinë në autostradë dhe si rezultat të kenë ndalime të papritura,” shkruan Press Free. Ky është një problem i madh. Njerëzit që ngasin makina presin që ato të funksionojnë ashtu siç duhet.

Konsumatorët e kuptojnë se ndonjëherë aksidentet ndodhin. Ata i kuptojnë gabimet. Ata madje janë të gatshëm t’ju mirëkuptojnë kur ju e katranosni. Ajo çfarë konsumatorët zakonisht nuk e kuptojnë ose nuk e tolerojnë është kur një kompani e di se ka një problem dhe jo vetëm që nuk bën asgjë, por në të vërtetë vepron sikur asgjë të mos jetë e gabuar.

Lexoni: Lufta tregtare me Kinën, Apple dhe Ford pritet të rrisin çmimet

Nuk mund të ketë mëkat më të madh për një biznes sesa të mashtrojë klientët e saj.

Pavarësisht nga lloji i biznesit që po ndërtoni, ka shanse që në një moment të caktuar diçka të shkojë keq. Në të vërtetë ndodh gjithmonë diçka keq, ky është realiteti.

Mënyra se si e trajtoni çështjet, do të thotë gjithçka jo vetëm për biznesin që ju drejtoni, por edhe për karakterin e organizatës dhe njerëzve tuaj.

Në fakt, mënyra se si merreni me vështirësitë dhe gabimet që ju bëni, do të thotë gjithçka për biznesin tuaj nëse do të fitoni apo jo besimin e klientëve tuaj. Ose, do të shikoheni thjesht duke u përpjekur të përfitoni nga njerëzit që nuk kanë asnjë mënyrë – përveç fjalës suaj – të njohin më shumë.

Në një botë të mashtrimeve Ford duhet të dijë më shumë. Kur ju dini më shumë, njerëzit presin më shumë. Klientët tuaj presin më shumë. Ata presin që ju të jeni transparentë dhe të ndershëm. Ata presin që ju të bëni gjënë e duhur, edhe kur kjo mund t’ju dëmtojë juve dhe ata.

Këto janë mësime të rëndësishme, sepse kur e humbet njëherë besimin një kompani si Ford, është shumë e vështirë të rekuperohet. Sigurisht, ata kanë ndërtuar një reputacion gjatë viteve dhe duhet të punojnë për të përmbushur standardin e tyre të markës.

Ky është me të vërtetë mësimi: Marka juaj është mënyra se si njerëzit ndihen për biznesin tuaj. Kur ata nuk ndihen se mund t’ju besojnë, keni bërë diçka që asnjë kompani nuk duhet ta bëjë kurrë.

Lexoni: Ford rihap proçesin e aplikimit për të pasur një Ford GT

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0