Ford dhe Volkswagen forcojnë aleancën për makinat autonome - Business Magazine Albania

Ford dhe Volkswagen forcojnë aleancën për makinat autonome


Ford Motor Co. dhe Volkswagen po afrohen më shumë me një marrëveshje për të bashkë-zhvilluar automjete autonome brenda marrëveshjes së bashkëpunimit që ata shpallën në Janar të vitit të kaluar, që do të përfshinte prodhuesin e makinave gjermane duke marrë pjesë në startup-in Argo IA të Ford.

Lexoni: Volkswagen dhe Ford marrin në konsideratë bashkëpunimin

Prodhuesit e automjeteve, sipas Bloomberg News, kanë vlerësuar Argo në 4 miliardë dollarë. Bloomberg njoftoi se ekipet nga të dy kompanitë kanë nxjerrë një strategji për sjelljen e veturave në treg.

Në letër, të dy kompanitë përputhen mirë, me biznesin e Ford në Amerikën e Veriut që është shumë më i madh se VW dhe biznesi Europian i VW shumë më i madh se Ford. Ndërmarrja më e madhe e automjeteve komerciale të Ford është gjithashtu më e mirë se VW, ndërsa VW është më e fortë në furgonat e vegjël të qytetit.

Aleanca më e gjerë midis Ford dhe VW përfshin gjithashtu automjete komerciale, kamionë dhe zhvillim të automjeteve elektrike.

Në frontin e teknologjisë vetë-lëvizëse, marrëveshja e përbashkët e kapitalit është një përshtatje e mirë për të dy kompanitë. Të dy kompanitë kanë punuar në teknologjinë autonome të makinave, por tani do të konsolidohen në Argo. Ford besohet të ketë një avantazh kur është fjala për teknologjinë e shpërndarjes.

Lexoni: BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen në një projekt së bashku

CEO i Ford, Jim Hackett është në mes të një riorganizimi të Ford kur bie fjala për kostot, sidomos për njerëzit. Pritet që në këtë mënyrë të njoftohet një reduktim që mund të ndikojë mes 10,000 dhe 20,000 punonjës. Këto shkurtime pritet të ndahen në mbarë botën. Aleanca në rritje me VW do t’i mundësojë Ford të bëjë shkurtime edhe në Europë. Në Amerikën e Veriut, shkurtimet pritet të ndikojnë në punonjësit white-collar më shumë se ata blue-collar.

Kur është fjala për shkurtimet e punonjësve blue-collars, drejtuesit e Ford kanë thënë privatisht se tashmë i kanë bërë ato shkurtime pas debatit financiar 2008-09 dhe fabrikat e tij janë duke ecur më me efikasitet sesa rivali GM ndër-qytetas, i cili ka shkurtuar prodhimin dhe numrin e punonjësve.

*blue collar – Një punonjës i klasës punëtore që kryen punë manuale.
*white collar – Një person i cili kryen punë profesionale, menaxheriale ose administrative.

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0