Ford rihap proçesin e aplikimit për të pasur një Ford GT

Ford rihap proçesin e aplikimit për të pasur një Ford GT


Një ditë e mirë kjo për të gjithë ata koleksionistë që nuk mundën të përzgjidheshin për të patur mundësinë të blejnë Ford GT e ri.

Proçesi i aplikimit do të jetë i katërti dhe i fundit për supermakinën amerikane. Me shumë mundësi do të përfshijë modelet e vitit 2020-2021. Një drejtues i Ford tha për The Drive se modeli i vitit 2019 do të jetë i fundit i aplikantëve fitues aktual.

ford gt

Nuk ka një datë fiks për aplikimin. Aplikimet ishin aktive për herë të fundit në vitin 2016. Por, thuhet se do të rihapen brenda vitit 2018. Prodhimi i Ford GT hasi në disa probleme gjatë rrugës pas disa anomalive në logjistikë dhe me furnitorët. Gjithsesi, Multimatic, kompania kanadeze përgjegjëse për ndërtimin e Ford GT, do t’i ndërtojë të 1000 GT ashtu siç u premtua në fillim.

“Kur të hapet website, aplikimet e reja mund të paraqiten. Gjithashtu, edhe aplikimet e vjetra mund të rregullohen, për të shtuar shanset e të pasurit një Ford GT.” – u shpreh një drejtues i Ford Performance.

ford gt

Ford iu bashkua Ferrari-t dhe kompanive të tjera, të cilat makinat e tyre më ekskluzive nuk ia shesin kujtdo, por vetëm klientëve potencialë. Kjo lëvizje u kritikua shumë nga entuziastët e Ford. Ata thanë se kompania nuk duhet të adoptonte metodat dhe protokollet elitiste të europianëve. Në fakt, Ford vendosi shumë kushte për të  blerë një Ford GT.

Kur blen një Ford GT, gjithashtu firmos një shkresë, e cila të ndalon ty që t’a shesësh atë brenda 24 muajve nga blerja. Kjo, për të shmangur mundësinë e afërt të aplikimeve të refuzuara për të përfituar. Gjithashtu, edhe të sulmonte tregun e spekulatorëve. Shumë makina ekskluzive, shiten me çmime 2-3 herë më të lartë meqënëse kërkesa është e lartë dhe oferta është e ulët.

John Sina, ishte një nga “viktimat”. Ai shiti Ford GT të tij pak pasi e bleu, dhe u hodh në gjyq nga vetë Ford.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0