Janë ngritur shqetësime se FaceApp, një kompani ruse, ngarkon fotot e përdoruesve në cloud – pa u’a bërë të qartë se përpunimi i fotografive të tyre nuk po ndodh në pajisjen e tyre.
Një çështje tjetër e ngritur nga përdoruesit e FaceApp ishte se aplikacioni në iOS po u’a kufizon funksionet përdoruesve, të cilët nuk i japin akses aplikacionit për fotografitë e tyre…
Ky nuk është një konspiracion, edhe pse Apple ndoshta mund t’a gjejë një mënyrë më të mirë për të përshkruar lejen.
FaceApp pretendon se ngarkon vetëm fotot që përdoruesit i kanë zgjedhur në mënyrë specifike për t’i edituar. Testet e sigurisë gjithashtu nuk kanë gjetur dëshmi se aplikacioni ngarkon fotografi pa lejen e përdoruesit.
FaceApp vazhdon të specifikojë që “mund” të ruajë fotot që përdoruesit kanë zgjedhur për të ngarkuar në cloud për një periudhë të shkurtër, duke pretenduar se kjo bëhet për të analizuar “performancën dhe trafikun” – si dhe për t’u siguruar që një përdorues nuk e dërgon në mënyrë të përsëritur fotografinë e njëjtë për të bërë një editim.
“Shumica e fotografive fshihen nga serverat tanë brenda 48 orëve nga data e ngarkimit,” thotë një përfaqësues i aplikacionit.
“Ne nuk i shesim as i ndajmë të dhënat e përdoruesve me asnjë palë të tretë,” shton ai.
FaceApp gjithashtu thotë se përdoruesit mund të kërkojnë që të dhënat e tyre të fshihen. Megjithëse nuk ka ende një mënyrë shumë të qartë për ta bërë këtë – në vend të kësaj ai kërkon që përdoruesit të dërgojnë kërkesa për fshirje nëpërmjet aplikacionit mobile duke përdorur “Settings-> Support-> Report a bug” me fjalën “privacy” në linjën e subjektit, duke shtuar se është “duke punuar në një UI më të mirë për këtë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.