Euro zbret nën 122 lekë - Business Magazine Albania

Euro zbret nën 122 lekë


Pasi u fiksua në nivele të ulëta prej muajsh, monedha euro ka shënuar një tjetër rënie së fundi. E këmbyer me rreth 122 lekë deri më tani, euro ka zbritur nën këtë nivel.
Në pikat e këmbimit valutor, një euro u këmbye me 121.7 lekë, ose 0.17 më pak se një ditë me parë.

Kjo është ndër vlerat më të ulëta të euros ndaj lekut, duke shënuar një rekord prej 11 vitesh.

Në zhvlerësimin e ditëve të fundit, agjentët e këmbimit valutor theksojnë se ka ndikuar rritja e turizmit. më shumë euro duket në qarkullim për shkak të shtimit të emigrantëve pushues dhe pushuesve të huaj.

Për të njëjtën arësye, një monedhë e dobët europiane pritet të jetë deri në fillim të vjeshtës.

Kjo situatë pritet të dëmtojë më tej eksportet dhe në veçanti industrinë e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, që punon me tregun europian.

Lexo: Euro në Shqipëri pëson zhvlerësimin më të madh të dhjetë viteve të fundit

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0