10 vende për t'u argëtuar me fëmijët në Tiranë

10 vende për t’u argëtuar me fëmijët në Tiranë



Visit Tirana

Tirana është një qytet që ofron shumë mundësi argëtimi dhe për familjet më fëmijë të vegjël. Në këtë artikull ne duam të tregojmë disa nga vendet ku mund të kaloni kohë me fëmijët dhe të argëtoheni.

Sheshi Skënderbej
Sheshi Skënderbej është konsideruar për më shumë se gjysmë shekulli si qendra e Tiranës. Sheshi Skënderbej pati një restaurim të madh dhe u rihap në vitin 2017. Sheshi Skënderbej, Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeu Kombëtar dhe Banka Kombëtare janë si një kurorë që rrethojnë sheshin “Skënderbej” , ndërsa pas këtyre ndërtesave do të shihni mini-lulishte gjithandej me pemë dekorative dhe lule nga e gjithë Shqipëria. Ka plot stola ku mund të uleni me fëmijët dhe të shplodheni. Fëmijëve do t’u pëlqej dhe një xhiro në karuselin e famshëm që ndodhet në sheshin Skënderbej.

 Kalaja e Tiranës (Fortesa e Justinianit)
Kalaja e Justinianit e njohur thjesht si Kalaja e Tiranës, është e vetmja në qendër të qytetit. Dikur kalaja ka qenë pikë kyçe ku kryqëzoheshit rrugët kryesore lindje-perëndim dhe veri-jug, duke formuar zemrën e qytetit. Kalaja u rihap për publikun në dhjetor 2018 dhe sot zona brenda mureve rrethuese shërben si një atraksion turistik me restorante, dyqane suveniresh dhe produktesh lokale.

Teleferiku i Dajtit + Parku i Aventurave në Dajt
Një nga gjërat që provuar patjetër në Tiranë është udhëtimi me teleferik nga Tirana në Malin e Dajtit. Pas mbërritjes në Parkun Kombëtar të Dajtit mund të shijoni një drekë të shijshme në restorantin Ballkoni i Dajtit. Fëmijët mund të luajnë në shesh lojërash ose të shkojnë në Parkun Aventuror të Dajtit. Ky park aventurash është për të gjitha moshat. Për fëmijët deri në moshën 7 vjeç ka lojëra dhe shtigje të lehta. Lojërat e tjera janë për fëmijët mbi 8 vjeç dhe për të rriturit. Nuk të duhet teknikë apo eksperiencë për të luajtur në Parkun e Aventurave, sqarimet e nevojshme do t’i merrni nga instruktorët. Është një vend për t’u argëtuar me familjen, për të provuar guximin tuaj dhe për të shijuar natyrën e bukur në pyll.


Parku i Madh i Tiranës + këndi i lojërave
Parku i Madh Kombëtar në Tiranë është një vend që nuk duhet humbur për të gjithë vizitorët në qytet, të rinj dhe të vjetër. Është zona më e madhe e gjelbër në qytet që mund të shkohet lehtësishtë me këmbë dhe një vend i përkryer për t’u larguar nga zhurmat e qytetit. Familjet mund të marrësh me qira një biçikletë familjare dhe tw shwtisin rreth e qark liqenit. Fëmijët mund të luajnë në këndin e madh të lojërave.


Parku Rinia
Parku Rinia ndodhet në zemër të qytetit. Është një nga vendet më të njohura në Tiranë, veçanërisht për familjet dhe banorët e Tiranës. Parku Rinia është sot një pikë-takimi për shumicën e njerëzve, pasi n këtë park ndodhet dhe kompleksi i Tajvanit me kafene të këndshme dhe restorante shumë të mira.


Kopshti Zoologjik i Tiranës
Kopshti Zoologjik i Tiranës është themeluar në vitin 1966. Si i vetmi Kopsht Zoologjik në Shqipëri, vizitohet nga shumë vizitorë çdo ditë. Mesatarisht treqind njerëz vizitojnë kopshtin zoologjik çdo javë. Kopshti Zoologjik ndodhet pranë Parkut të Madh dhe pranë Kopshtit Botanik. Kopshti Zoologjik së bashku me Parkun e Madh të Liqenit Artificial përbëjnë kurorën e gjelbër të qytetit. Kopshtin zoologjik ka vetëm disa kafshë, por megjithatë ende vlen të vizitohen dhe fëmijët mund të shëtisin nëpër park, të ushqejnë kafshët dhe shpendët. Gjatë fundjavave ka shumë fluks vizitorësh dhe shumica janë prindërit me fëmijët e tyre.

Pazari i Ri
Pazari i Ri ndodhet në sheshin Avni Rustemi, vetëm 8 minuta në këmbë nga qendra e Tiranës. Pazari i Ri u kthye shpejt në atraksionin më popullor të qytetit. Nga dita e inaugurimit në vitin 2017, vizitorët në këtë zonë janë rritur, jo vetëm për ndërtesat e bukura, por edhe baret dhe restorantet. Markata ofron një shumëllojshmëri të perimeve të freskëta, fruta, ushqime deti dhe mish. Është një vend i këndshëm për të kaluar kohë me familjen. Gjatë fundjavës organizohen aktivitete të ndryshme këtu si panaire, koncerte dhe teatro të hapura për fëmijët.

 Muzeu Historik Kombëtar
Nëse jeni të interesuar të njihni historinë e trazuar të shqiptarëve, ky është vendi për t’u vizituar. Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i rëndësishëm në Shqipëri dhe përmban një histori të mirë dokumentuar të vendit.

Galeria Kombëtare e Arteve
Galeria Kombëtare e Arteve është e vendosur në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit. Galeria aktualisht përmban 4626 vepra arti dhe më shumë se 600 artistë të regjistruar në arkiva. Galeria e Arteve është i vetmi institucion kombëtar që ekspozon, ruan, studion, rivendos, boton, dokumenton dhe arkivon veprat e artit në vend. Familjet shpesh preferojnë të marrin fëmijët këtu dhe të shfrytëzojnë orët e hapura edukative ku fëmijët mund të pikturojnë dhe të mësojnë më shumë mbi artin.

Muzeu Kombëtar i Arkeologjisë
Muzeu Arkeologjik Kombëtar ndodhet në sheshin “Nënë Tereza”. Ishte muzeu i parë që u hap në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Fëmijët do të jenë të befasohen duke parë objektet e parahistorisë dhe mesjetës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0