Kompania që ai themeloi dhe e ndërtoi vetë, pranoi një gjobë prej 5 miliardë dollarësh. Megjithatë, paraja është një çështje e vogël: Në tremujorin e dytë të këtij viti, Facebook ka fituar mbi 2.6 miliardë dollarë. Sidoqoftë, është dhënia e privatësisë që mund t’i shkaktojë Zuckerberg-ut dëme të mëdha.
Mark Zuckerberg ka qenë sunduesi i vetëm i Facebook për 15 vjet
Zuckerberg e mban pushtetin në Facebook. Ai është Kryetar dhe Drejtor Menaxhues dhe kontrollon të drejtat e votimit me strukturën e aksioneve të kompanisë. Për këtë arsye ai nganjëherë është i quajtur “diktator”. Nuk ka dyshim se FTC-ja i ka treguar kufijtë e ndikimit të tij. Për herë të parë në historinë 15-vjeçare të Facebook-ut, Zuckerberg nuk do të jetë në krye kur bëhet fjalë për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve.
Sipas FTC-s, Facebook duhet të krijojë një “komitet të pavarur të privatësisë” në nivelin e bordit. Ky komitet i ri duhet të emërohet nga një “komision i pavarur emërimi”.
Komiteti i privatësisë miraton zyrtarët e pajtueshmërisë, të cilët janë përgjegjës për respektimin e standardeve të larta të intimitetit të Facebook. Komiteti gjithashtu do të mbikëqyrë një recensues të jashtëm, i cili do të prodhojë raporte tremujore mbi atë se si Facebook mbron të dhënat e përdoruesve që potencialisht mund të publikohen nga Ligji Amerikan i Lirisë së Informacionit, FOIA.
FTC tha në njoftimin e saj se ndryshimet do të rezultojnë në “heqjen e kontrollit të pakufizuar të Mark Zuckerberg-ut mbi vendimet e privatësisë së përdoruesve”.
Zuckerberg megjithatë ende do të jetë në gjendje të ketë të drejtën e fjalës kur kemi të bëjmë me përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit të privatësisë. Gjithsesi, Zuckerberg e ka në kontroll komitetin.
“Krahët e Markut janë prerë”
“Ideja nuk ishte ta largonim atë nga kompania ku mban shumicën e aksioneve. Ideja ishte të mos e lejonim atë të marrë të gjitha vendimet pa mbikëqyrje”, tha për Business Insider Jim Kohm, drejtor departamenti në FTC.
Sa për Zuckerberg-un, ai tha në një blog se ndryshimet strukturore do të jenë më të mëdha se gjoba prej pesë miliardë dollarësh.
“Këto ndryshime shkojnë përtej kërkesave të ligjit të sotëm amerikan”, shkroi ai. “Arsyeja që unë i mbështes ata është se, sipas mendimit tim, ata do të zvogëlojnë numrin e gabimeve që ne bëjmë dhe do të na ndihmojnë të sigurojmë një privatësi më të madhe për të gjithë”.
Nëse marrëveshja arrin këto synime, kjo tregon se Facebook mund të funksionojë më mirë nëse fuqia e Zuckerberg-ut kufizohet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.