Konferenca e biznesit Global Woman vjen sërish në Tiranë - Business Magazine Albania

Konferenca e biznesit Global Woman vjen sërish në Tiranë


Pas suksesit të Global Woman Summit në Londër, në muajin Korrik 2019 Global Woman paraqet: Konferencën e Biznesit Global Woman që do të zhvillohet në Tiranë në datat 2-3 Shtator 2019, në hotel Plaza.

Femra sipërmarrëse globale po bëjnë vizitën e tyre të parë në Shqipëri për të folur për rrugëtimin e tyre.

Ky event është i projektuar për t’ju ndihmuar që të rriteni si femra, duke pasur vetëbesim dhe për të fuqizuar veten përmes fitimit të lirisë financiare për të jetuar jetën që doni. Global Woman është në një mision për të inkurajuar femrat që të bëhen bashkë dhe të luajnë një rol në ndërtimin dhe fuqizimin e vetes për të qenë lidere në biznes, sipërmarrjet sociale dhe komunitetet e tyre. Ky event do të na ndihmojë të gjithëve që të besojmë në vlerat femërore që ndajnë femrat dhe meshkujt dhe nevojën për ta bërë këtë botë më të barabartë, humane dhe të qëndrueshme. Gjatë eventit do të bëhen bashkë folëset dhe lideret më të suksesshme të cilat po ripërcaktojnë rrugët për pushtet – në biznes, në komunite dhe në çështjet sociale që ato përkrahin.

Forumi i Biznesit Global Woman do t’ju frymëzojë, inkurajojë dhe fuqizojë për të arritur pasuri, shëndet dhe sukses më të madh, pa marrë parasysh prejardhjen apo moshën tuaj dhe për të marrë masat dhe përgjegjësinë për jetën tuaj. Më 2 shtator do ju jepen mjete dhe vetëbesim për t’ju fuqizuar lirinë financiare, si dhe guximin për të krijuar, filluar ose ndërtuar biznesin tuaj, ose për ta çuar atë në nivelin e ardhshëm. Folëset në këtë event janë të gjitha sipërmarrëse dhe udhëheqëse, të cilat janë të apasionuara për fushën e tyre të ekspertizës dhe janë të lumtura për të ndarë këshilla dhe teknika cilësore për rritjen dhe fuqizimin tuaj.

Çfarë e bën Global Woman një event ndryshe dhe kaq të veçantë?

Global Woman është rrjeti më i madh dhe më i shpejtë në rritje për gratë në Europë, që lidhin dhe ndërtojnë bashkëpunime të mëdha, me një ngrohtësi, bujari shpirtërore dhe ndjeshmëri, të udhëhequr dhe të inkurajuar nga themeluesja Mirela Sula. Besimi dhe parimi kryesor është se ne të gjithë kemi talente dhe aftësi, pavarësisht nga kombësia, feja apo nga kemi ardhur, por si gra në një botë që ende dominon më së shumti nga meshkujt, ne të gjithë kemi nevojë për besimin, vetëbesimin, njohuri dhe vullnet për të arritur suksesin, për ta bërë atë të ndodhë! Ky do të jetë një event ku ju jo thjesht do të uleni, të dëgjoni dhe të mësoni, por do të jetë një mundësi për të krijuar miqësi të gjata dhe bashkëpunime të suksesshme biznesi.

Lexoni: Themeluesja e “Global Woman”, Mirela Sula pjesë e listës së 100 njerëzve më frymëzues në botë

Pas konferencës, të Hënën më 2 shtator gjithashtu do të lançohet Global Woman Club Albania, e cila do të fillojë në orën 18:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 21:30

Për të mësuar se çfarë duhet të prisni nga Konferenca e Biznesit Global Woman në Tiranë klikoni këtu.

Ky event dy ditor është mundësia juaj prandaj nuk duhet humbur, pasi mund të jetë investimi më i madh që do të bëni ndonjëherë në jetën tuaj.

Për më shumë informacion dhe për të blerë biletën tuaj klikoni KËTU!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0