Themeluesja e "Global Woman", Mirela Sula pjesë e listës së 100 njerëzve më frymëzues në botë - Business Magazine Albania

Themeluesja e “Global Woman”, Mirela Sula pjesë e listës së 100 njerëzve më frymëzues në botë


Ooomstories platforma më e madhe e mediave në Gjermani, sikundër çdo vit ka publikuar listën e njerëzve më frymëzues edhe për vitin 2017. Për herë të parë në këtë listë me 100 njerëzit më të rëndësishëm dhe më me influencë përsa i takon inspirimit është edhe një shqiptare, Mirela Sula. Mirela është pjesë e listës për kontributin e saj si aktiviste, grua e suksesshme dhe themeluese e ‘’Global Woman’’, një platformë e rëndësishme për fuqizimin e zërit të gruas në të gjithë botën.

‘’Global Woman’’ është shpërndarë gjeografikisht në disa vende të botës, duke pasur ambasadorët e saj. Mirela Sula është vlerësuar në këtë listë edhe për seminaret dhe forumet e rëndësishme që ajo organizon në funksion të rritjes intelektuale, emocionale dhe financiare të gruas në të gjithë botën, si rrugë që domosdo ndikon në pavarësinë e tyre të mëvetësishme. Në këtë listë janë disa nga figurat më të rëndësishme të jetës publike botërore, si: Donald Trump, Papa Françesku, Elon Musk, Dalai Lama, Emmanuel Macron, Mark Zuckerberg, Bill Gates, Barack Obama, Princi Harry, Meryl Streep etj. Revista OOOM, në fokusin e saj ka gjithnjë njerëzit vizionarë, pionierë dhe udhëheqës frymëzues në botë. Ajo është ndër revistat kryesore në vendet gjermanofolëse.

OOOM 100” (lista me 100 njerëzit më frymëzues në botë) u zgjodh nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete frymëzuese si filozofi i shkencës dhe themeluesi i klubit të Budapestit Ervin Laszlo; presidenti i Rrjetit Global Footprint Mathis Wackernagel (shpikësi i gjurmës ekologjike); Stefan Sagmeister (Sagmeister & Walsh, NYC), një nga dizajnerët kryesorë botëror; Hans Ulrich Obrist, drejtor artistik i ‘’Serpentine Galleries’’ Londër dhe një nga njerëzit më me ndikim në botën e artit bashkëkohor; Roger Nelson, profesor në Princeton dhe themelues i Projektit të Ndërgjegjësimit Global; Josef Penninger, drejtor shkencor në Institutin e Bioteknologjisë Molekulare, Vjenë, një shkencëtar dhe gjenetist me famë botërore; si edhe autori bestselling i SHBA Dean Radin, në mesin e stafit editorial të OOOM dhe të tjerëve. Ky sukses i Mirelës vjen pas promovimit të librit në sallën e parlamentit anglez  ‘’50 histori frymëzuese të grave emigrante’’ dhe pas fitimit të çmimit ‘’Gruaja e vitit’’ në Angli.

/diell-online.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0