Doni të jeni më të lumtur? Shkenca sugjeron që të veproni kështu çdo ditë - Business Magazine Albania

Doni të jeni më të lumtur? Shkenca sugjeron që të veproni kështu çdo ditë


Ndjenjat e lumturisë janë të rralla. Çelësi është të kërkoni momente magjike dhe të paharrueshme gjatë gjithë ditës tuaj.

Si mund ta bëni këtë?

Bëni një bisedë të shkurtër me një të huaj. Nëse kjo duket shumë frikësuese, të paktën bëni kontakt me sy dhe buzëqeshni me një të huaj.

Ka shumë mundësi për ta bërë këtë pa u zhytur në biseda të turpshme dhe të çuditshme. Për shembull, ju mund ta përshëndetni dikë kur jeni në ashensor. Ose mund t’i buzëqeshni dikujt në autobus.

Mbi të gjitha, është e rëndësishme ta bëni këtë: largojeni telefonin tuaj nga duart për disa minuta. Kur je duke pritur në radhë ose kur je në ashensor, fute telefonin në xhep dhe buzëqeshi dikujt. Kur e bëni këtë, ka më shumë gjasa të bëni një bisedë të mirë sesa ta shikoni çdo minutë ekranin e telefonit.

Pse duhet të bisedoni me të huajt

Një studim i hershëm nga psikologët Elizabeth Dunn dhe Gillian M. Sandstrom zbuloi se bashkëveprimet sociale midis të huajve mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore të njerëzve. Edhe pse shumica e njerëzve nuk kanë dëshirë të fillojnë biseda në publik me dikë që nuk e njohin, shumica e atyre që e bënë këtë, raportuan se janë ndjerë më pozitivë.

Mjaft u fshehët pas telefonave tuaj

Duke u mbështetur në këto rezultate, Dunn udhëhoqi një studim të ri për të eksploruar nëse telefonat inteligjentë mund të na pengojnë për të bërë biseda të mira. Studimi është titulluar me vend, “Telefonat inteligjentë e pakësojnë buzëqeshjen tonë”.

Qeniet njerëzore janë krijesa shoqërore. Megjithatë, sa herë keni qenë të rrethuar nga njerëz që nuk e ngrehin kokën nga telefonat e tyre?

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit e studimit kishin më pak të ngjarë të fillojnë një bisedë nëse kishin në dorë telefonat e tyre. Të qenit vazhdimisht i lidhur me telefonat tanë, zvogëlon mundësinë që ne të shoqërohemi me njerëzit rreth nesh.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0