Si të krijoni një broshurë në Google Docs për punët tuaja? - Business Magazine Albania

Si të krijoni një broshurë në Google Docs për punët tuaja?


Për shumë njerëz, Google Docs mund të jetë një mjet i paçmuar pune: Mund të krijoni dokumente që ndahen lehtësisht në mediat sociale dhe madje ofrohen disa templates për t’ju ndihmuar të formatoni punën tuaj në mënyra të reja.

Lexoni: Disa nga mjetet e ofruara nga Google për web master dhe web marketer

Një shembull i dobishëm i këtyre templateve: Broshurat.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se broshurat e modeluara në Google Docs janë vendosur në formatin vertikal (në vend të formatit horizontal që mund të prisni, edhe pse ato mund të ndryshohen nëse kjo është ajo që ju kërkoni).

Me këtë në mendje, BusinessMag ju shpjegon në këtë artikull mënyrën se si të krijoni dhe personalizoni një broshurë duke përdorur një template të Google Docs:

Si të krijoni një broshurë në Google Docs?

1. Shkoni tek docs.google.com. (Shënim: Shkurtesa “docs.new” nuk do të funksionojë për këtë. Ju duhet të shkoni në faqen kryesore të docs.)
2. Klikoni “Template Gallery” (nëse nuk e shihni, duhet së pari të klikoni tre linjat e vendosura në këndin e sipërm të majtë) dhe gjeni seksionin “Work”.
3. Zgjidhni template që dëshironi të përdorni për broshurën tuaj.
4. Redaktoni dhe zëvendësoni tekstin dhe imazhet sipas nevojave tuaja.
5. Ndani broshurat tuaja sipas nevojës, ashtu siç ndani ndonjë skedar të Google Docs.

Lexoni: Mjetet e Google që ju ndihmojnë të bëheni një menaxher i mirë

Ju mund të riemërtoni dokumentin (duke klikuar në kutinë në këndin e sipërm të majtë të ekranit) ose ndryshoni vendodhjen e dokumentit duke klikuar ikonën “Move to …” në të djathtë të emrit të dokumentit.

Në këtë mënyrë, broshura juaj e re do të gjendet lehtësisht në mesin e dokumenteve tuaja të tjera (edhe pse funksioni i kërkimit në docs.google.com funksionon mirë, me kusht që të mbani mend një pjesë të emrit të dokumentit ose koncepteve kryesore të përfshira në të.)

Si të rregulloni një template broshure në Google Docs?

Templatet e Google Doc janë udhëzues dhe ju mund të modifikoni dhe rimiksoni tempaltet e ndryshëm sa herë që dëshironi.

Nëse, për shembull, kërkoni një broshurë më tradicionale, thjesht krijoni broshurën tuaj duke përdorur udhëzimet e mësipërme dhe pastaj përshtateni me hapat e mëposhtëm:

1. Klikoni “File” nga shiriti i menusë, pastaj klikoni “Page Setup”.
2. Zgjidhni orientimin tuaj të dëshiruar të faqes nga dritarja popup (“Landscape” për formatin horizontal).
3. Për të shtuar kolona të shumta në broshurën tuaj, klikoni “Format” dhe më pas “Columns” për të zgjedhur një konfigurim me dy ose tre kolona.
4. Do të keni mundësinë të bëni rregullime në template tuaj, si modifikimi i tekstit ose grafika në lëvizje, në mënyrë që çdo element të duket mirë.

Lexoni: Google mbyll Google+. Ja cilat janë dhe 17 produktet e tjera që nuk ekzistojnë më

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0