Disa nga mjetet e ofruara nga Google për web master dhe web marketer » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 25/01/2018

Disa nga mjetet e ofruara nga Google për web master dhe web marketer

Share
nga Odeta Terpini
Jan 25, 2018

 

Të gjithë e dimë se Google është motori më i madh i kërkimit në botë. Kjo korporatë, e cila është e nevojshme dhe e domosdoshme për të gjithë, ofron disa instrumente për të rritur performancat e faqes suaj të internetit. Sipas ekipit të SOS WP, ja cilat janë disa prej mjeteve më të përdorura nga ata, shumica e të cilave janë ofruar falas nga Google:

Google Analytics

Është afër mendjes se një burim si Google Analytics, pa pagesë, duhet shfrytëzuar menjëherë, sepse është një nga mjetet më të efektshme të Google-it për të përmirësuar faqen tuaj. Do të jeni në kontakt me demografinë e publikut tuaj, duke përfshirë vendndodhjen gjeografike dhe gjuhën, burimet e trafikut , si dhe nga kanë ardhur vizitorët tuaj. Mund të shihni nga cilat kanale sociale vijnë e me cilat nga shtojcat që keni instaluar në faqen tuaj ndërveprojnë. Në bazë të qëllimit tuaj, mund të vendosni si të impostoni Google Analytics, mund ta përdorni për të nënshkruar një abonim, ose për të shkarkuar një shërbim ekskluziv falas, apo një blerje e shumë opsione të tjera. Do të jeni në gjendje të dalloni me cilin sistem operativ ose pajisje elektronike vizitorët tuaj kanë parë faqen tuaj të internetit. Së fundmi, mund të analizoni se cilat nga temat e trajtuara ka ngjallur më shumë interes, në bazë të mesatares së kohës së qëndrimit në faqen tuaj; po kështu, dhe në bazë të klikimeve.

Google PageSpeed Insights

Ky mjet është shumë i dobishëm për të testuar shpejtësinë e ngarkimit të faqes suaj. Duke klikuar “Analizo” do të merrni një raport shumë të detajuar mbi performancën e faqes suaj. Në këtë raport do të gjeni një listë të sugjerimeve për përmirësimin e saj të organizuar sipas një kodi ngjyrash si ato të dritave të trafikut ku: ngjyra e kuqe sugjeron një rishikim të menjëhershëm, ngjyra portokalli, përmirësime të rekomanduara dhe ngjyra e gjelbër tregon pikat tuaja të forcës. Me këtë mjet mund të kryeni testin që vlerëson përputhshmërinë e faqes suaj me pajisje të lëvizshme (smartphones, tablet).

Google Search Console

Një tjetër mjet falas i kësaj korporate gjigante, i cili ju ofron një sasi të dhënash për ata që kanë një faqe interneti, ju ndihmon të mos ndëshkoheni nga Google, siç ka ndodhur me shumë faqe interneti pas përditësimin “Penguin” të cilat  janë ndëshkuar rëndë, sepse nuk respektojnë udhëzimet e tij. Nëpërmjet Search Console mund të diktoni  në to gabime, URL të bllokuara, malware, të dhënat e konfigurimit në web, ndryshimin e adresës, parametrat e URL-së, të dhënat e trafikut të auditorit tuaj, backlinks, mund të gjeni sugjerime për optimizimin e faqes (përmirësimi i kodit site-map) e të tjera.

Google Trends

Me këtë mjet të ofruar nga Google mund të krahasoni fjalë kyçe të ndryshme për të parë sesa janë kërkuar këto nga përdoruesit, mund të krahasoni deri në pesë fjalë, duke i ndarë ato me presje, e cila do të vlejë të shikoni popullaritetin e tyre në një shkallë si gjeografike, ashtu edhe kohore. Mund të kërkoni trendet e fjalëve kyçe përmes seksionit “Eksploro trendet”; njëkohësisht, mund të shihni temat apo artikujt më të njohur në internet.

Google AdWords

Përveç të qenit një mjet për të identifikuar fjalët kyçe për fushatën tuaj reklamuese është, gjithashtu, një mjet i përsosur për një hulumtim të kujdesshëm të tregut. Çdo fjale që përdorni në AdWords do t’i bashkëngjiten disa ide e ndryshime rreth saj; do të keni informacione rreth kërkimeve mujore, vendore, konkurrencës apo kostos për klik. Ky mjet ofron, gjithashtu, një burim të rëndësishëm për reklamimin, nëse dëshironi të rrisni trafikun, duke sjellë më shumë vizitorë në faqen tuaj. Mund t`ju nevojitet edhe në rast se trafiku i pavarur nga fushatat e paguara nuk është i mjaftueshëm. Konsideroni atëherë një fushatë reklamuese me Google AdWords, duke bërë një analizë të kujdesshme në gjetjen e fjalëve kyçe. Duke përdorur mjetet e lartpërmendura, do të sillni trafik në faqen tuaj, duke bërë të mundur që konvertimet të barazohen ose të tejkalojnë shpenzimet e fushatës suaj.

Google AdSense

Nëse faqja juaj është duke ecur mirë dhe ka një rrjedhë të moderuar të trafikut, mund të fitoni para me këtë mjet, i cili ju lejon të fitoni nga klikimet e reklamave që vendosni në zonat e dedikuara të faqes tuaj. Regjistrohuni falas në të dhe ai to të zgjedhë reklamuesit që përshtaten më mirë me kontekstin e faqes suaj. Përdorimi është shumë i thjeshtë, por të arrdhurat varen nga sasia e vizitorëve e nga tema e faqes tuaj.

Google Drive e Google docs

Me më shumë se 800.000.000 përdorues aktivë është mjeti që dominon tregun si mjet për bashkëpunim e arkivimin falas në Cloud. Ai ju lejon të ruani përmbajtjen tuaj në internet, duke kursyer hapësirë të vlefshme në hard diskun tuaj. Në ndihme të Google Drive vijnë edhe mjetet e produktivitetit, që janë të ngjashme me file, si Word dhe Excel, si dhe mjetet për krijimin e prezantimeve dhe sondazheve, duke konkurruar me programet me pagesë të Microsoft-it. “Office” Google Drive  Google docs janë mjete të domosdoshme për ata që punojnë në distancë, sepse të gjithë elementët janë gati për bashkëpunim në kohë reale në internet.