Si të mbani mend gjithçka që lexoni, sipas shkencës - Business Magazine Albania

Si të mbani mend gjithçka që lexoni, sipas shkencës


Suksesi ka të bëjë me atë që dini dhe çfarë bëni në të vërtetë me njohuritë që fitoni. Pra, çfarë duhet të bëni nëse keni nevojë të mbani mend diçka të rëndësishme?

Lexoni: Këshilla për kujtesën nga kampioni shqiptar, Idriz Zogaj

Adam Grant bëri një kërkim të thellë në hulumtimin e kujtesës për të gjetur një përgjigje të thjeshtë. (Adami është një psikolog organizativ, autor best-selling, moderator i podcast të shkëlqyer WorkLife, bashkë-themelues i Givitas.)

Ky është procesi tre-hapësh i Adam për të kujtuar gjithçka që ju dëshironi të mbani mend.

1. Bëjini vetes kuice

“Mos i rilexoni gjërat, mos i nënvizoni ato, apo çdo gjë që ndoshta keni bërë kur ishit në univeristet,” thotë Adam. “Ajo që ju doni të bëni është të zhvilloni kuice për veten.”

Shumë studime tregojnë se vetë-testimi është një mënyrë jashtëzakonisht efektive për të përshpejtuar procesin e të mësuarit. Nëse ju i bëni vetes testime dhe përgjigjeni gabim, jo vetëm që ju keni më shumë gjasa të mbani mend përgjigjen e duhur pasi ta kërkoni atë, por gjithashtu do të mbani mend çdo gjë që nuk ju kujtohej. (Të bësh diçka të gabuar është një mënyrë e mrekullueshme për ta kujtuar atë herën tjetër, veçanërisht nëse tenton të jesh i ashpër me veten.)

Kujtesa – se si truri ynë proceson gjërat që duhet të kujtojmë dhe shpesh kujtimet që nuk i mbajmë mend – është interesante.

Pra, jo vetëm të rilexoni ose të përsërisni, por testoni veten. Nëse po përgatiteni për një prezantim, testojeni veten në atë që vjen pas hyrjes tuaj. Testoni veten duke renditur katër pikat kryesore që ju doni të prezantoni. Testoni veten në vlerësimet e shitjeve, ose rezultatet nga analiza konkurruese. Duke testuar veten do t’ju ndihmojë të fitoni besim në atë se sa dini dhe do t’ju ndihmojë më shpejt të mësoni gjërat që nuk dini.

Lexoni: Ky truk i thjeshtë ju ndihmon të përmirësoni kujtesën tuaj

2. Përmblidhini ato që lexoni dhe ndajini me dikë tjetër

Është e vërtetë se ata që japin mësim, mësojnë më shpejt dhe mbajnë mend më shumë. Mundohuni që çdo gjë që lexoni ta përmblidhni me mendjen tuaj dhe ta ndani me të tjerët. Në këtë mënyrë gjërat do ju fiksohen më shumë dhe do të mbani mend gjatë ato çfarë lexoni.

Ju do ta keni më të struktuar informacionin që merrni dhe mund t’ja përcillni të tjerëve pa problem.

3. Lidheni atë që sapo mësuat me përvojat që keni pasur më parë

Të mësuarit shoqërues është procesi i lidhjes së diçkaje të re me diçka që tashmë e dini, pra duke mësuar marrëdhënien midis gjërave që duken të palidhura me njëra tjetrën.

Duhet të mësoni diçka të re? Mundohuni ta shoqëroni, të paktën pjesërisht, me diçka që tashmë e dini. Pastaj ju duhet të mësoni vetëm dallimet mes tyre dhe do të mund të aplikoni kontekstin,  i cili do t’ju ndihmojë me rikthimin e kujtesës, në informacionin e ri që po mësoni.

E gjithë kjo do të thotë që do të duhet të mësoni shumë më pak. Sipas shkenca, kjo do të rezultojë në aftësinë tuaj për të mësuar më shpejt dhe të mbani mend shumë më tepër.

Lexoni: Si të përmirësoni të menduarit, nga Niklas Göke

burimi: ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0