Këshilla për kujtesën nga kampioni shqiptar, Idriz Zogaj - Business Magazine Albania

Këshilla për kujtesën nga kampioni shqiptar, Idriz Zogaj


Nga Idriz Zogaj

Nëse dëshironi t’i përmirësoni aftësitë e kujtesës, ju duhet ta lironi fantazinë tuaj dhe të argëtoheni!

Për të zotëruar një kujtesë të mirë, nevojitet stërvitje, shumë stërvitje. Por, disa teknika janë të thjeshta për t’u kuptuar dhe menjëherë mund të filloni t’i përdorni.

Lexoni: Idriz Zogaj nga Kosova, kampion i kujtesës në botë

Përqendrohuni

Kur flas për kujtesën flas për pesë hapat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar kujtesën tuaj. I pari është të përqendroheni dhe të jeni të vendosur për të mbajtur mend informacionin. Pavarësisht nëse është emri i një personi, një numër telefoni ose një listë ushqimesh.

Pastaj vijmë në atë që unë e quaj ABC-ja e kujtesës. Çdo person që konkurron në fushën e kujtesës, arrin ta bëjë atë që ndoshta ju do ta mendoni si të pamundur, duke i përdorur këto tri teknika.

  1. Metoda e Lidhjes

Kjo metodë përfshin lidhjen e informacionit. Për shembull, nëse doni të mbani mend disa fjalë, ju mund t’i gruponi ato dhe të krijoni një tregim të bukur dhe të animuar. Sa më shumë që të argëtoheni, aq më lehtë do të jetë për ju që të mbani mend! Kjo teknikë është e përsosur sidomos kur je duke mësuar një gjuhë të re. Nëse i lidhni fjalët në dy gjuhë të ndryshme duke përdorur Metodën e Lidhjes ju do t’i përmirësoni aftësitë tuaja të të mësuarit në mënyrë drastike! Ju mund ta praktikoni këtë metodë me kurset Zogaj Memo Gym dhe Zogaj Game.

  1. Metoda e Ngjashmërisë

Truri juaj nuk mund të përballojë shumë informacion abstrakt. Prandaj, është e rëndësishme ta lidhni informacionin me diçka që truri juaj mund të trajtojë dhe të kuptojë. Për shembull, 52 kartat në një lojë me letra janë abstrakte për shumicën e njerëzve. Megjithatë, nëse çdo kartë e lidh me një person ose me një objekt të caktuar, truri juaj do të mundohet të aktivizojë të gjithë mekanizmat e imagjinatës suaj për t’u kujtuar më lehtë! Gjithashtu numrat 0 deri 9 mund të shoqërohen duke përdorur rimën. Numri Zero rimon me fjalën Hero (në gjuhën angleze), One – Sun, Two – Screw etj. Ju mund t’i gjeni tri mënyra për lidhjen e numrave 0 deri në 9 në Zogaj Game.

  1. Një busull mendore!

Realisht, nuk është e vështirë për të mësuar përmendësh. Truri ynë mund ta përballojë atë nëse përqëndrohemi. Problemi është gjetja e informacionit dhe të dimë se ku të kërkojmë. C qëndron për metodën e Udhëtimit, e cila është përdorur nga të gjithë atletët e kujtesës në botë, si dhe nga grekët e vjetër!

Kjo metodë funksionon thjesht duke imagjinuar një vend që ti e njeh mirë dhe lidhja e një informacioni me atë vend. Pra, kur ju duhet ai informacion – ju do ta dini ku të kërkoni!

Bëni përsëritje!

Pavarësisht teknikave të mira, të gjithë duhet të përsërisim informacionin! Kur unë mësoj një tufë të re letrash, unë duhet ta përsëris atë. Megjithatë, duke përdorur teknikat e mësipërme dhe pas shumë ushtrimeve që kam bërë, më duhet t’i shikoj letrat vetëm një herë dhe t’i mbaj mend ato plotësisht.

Të dish se si dhe kur të bësh përsëritje është shumë e rëndësishme! Shumica mundohen të mësojnë më tepër dhe më shpejt se sa kanë mundësi. Këta njerëz duhet ta kuptojnë se trajnimi është më i efektshëm kur ndahet në pjesë dhe kapituj gjatë një periudhe kohore.

Përmbledhje

Përqendrohuni! Bëni përsëritje dhe do të mund të mbani mend! Oh dhe natyrisht … argëtohuni!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0