Si të përmirësoni të menduarit, nga Niklas Göke - Business Magazine Albania

Si të përmirësoni të menduarit, nga Niklas Göke


Nga Niklas Goke

Çdo ditë, deri në një milion njerëz kalojnë kryqëzimin në qendër të Tokios. Me një kapacitet prej 3,000 banorësh në një shkëmbim, është vendkalimi më i madh i këmbësorëve në botë.

Sa herë që ndizet drita e gjelbër në semafor, fillon një garë e vogël. Kush kalon më shpejt? Kush merr vijën e drejtë? Kush do të kalojë pa penguar dikë? Vendkalimi në vendin tuaj mund të mos jetë aq i madh, por çdo ditë, kjo garë e njëjtë ndodh miliarda herë në kryqëzimet rreth globit.

Gjithmonë jam i hipnotizuar nga qëndrimet e këmbësorëve të ndryshëm. Disa thjeshtë shikojnë në hapësirë, të tjerët zhyten plotësisht në telefonat e tyre. Disa janë të humbur në biseda apo mendime, ndërsa të tjerët mezi presin të kalojnë rrugën.

Por pa dyshim, personi që i kalon zebrat është gjithnjë personi më i vëmendshëm. Unë përpiqem të jem ai person. Unë nuk fitoj gjithmonë”, por kur fitoj, veç e kaloj gjysmën e rrugës derisa të tjerët nisen.

Ka shumë mënyra për të përmirësuar të menduarit tuaj. Ushtroni kujtesën, vendosni qëllime, mendoni pozitivisht, hani mirë, meditoni, lista është e gjatë. Por të gjitha këto bien në krahasim me përdorimin e vazhdueshëm të tiparit tuaj më të mirë: vëmendjes.

Nëse vërtet doni t’i bëni një nder trurit tuaj, përdoreni në maksimum vëmendjen tuaj në çdo gjë që bëni.

Edhe nëse jeni duke pritur dritën e gjelbër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0