A je një drejtues i mirë? Google të vlerëson në më pak se 5 minuta

A je një drejtues i mirë? Google të vlerëson në më pak se 5 minuta


Kompanitë e mira krijohen nga lider të mirë.

Por duke qenë se lidershipi është më shumë art se shkencë, si mund të përcaktojmë nëse dikush është një lider i mirë?

Kjo është një pyetje e mirë, për të cilën Google ka marrë shumë kohë dhe punë për t’iu përgjigjur. Një nga kompanitë më teknologjike në botë vë në punë superfuqitë e saj analitike për të përcaktuar se si ndërtohen dhe drejtohen ekipet e mira.

Me kalimin e kohës, kompania identifikoi sjelljet kryesore të menaxherëve të saj më të mirë. Më pas Google filloi të pyes anëtarët e ekipit t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme në një shkallë nga 1 (jam dakord) në 5 (nuk jam dakord):

Këto janë pyetjet vlerësuese të Google :

  1. Menaxheri im më tregon për çdo performancë timen duke më të ndihmuar të përmirësohem.
  2. Menaxheri im nuk mikromenaxhon, nuk merret me detaje që nuk i përkasin.
  3. Menaxheri im tregon respekt për mua si person.
  4. Veprimet e tij tregojnë që ai/ajo e vlerëson perspektivën që unë sjell në ekip dhe nëse kjo ndryshon nga mendimi i tij/saj.
  5. Menaxheri im e kanalizon fokusin e ekipit në prioritetet që japin më shumë rezultat.
  6. Menaxheri im rregullisht ndan informacione për komunikimet me drejtuesit sipër tij/saj.
  7. Menaxheri im diskuton rregullisht me ekipin për zhvillimin e karrierës këto gjashtë muajt e fundit.
  8. Menaxheri im transmeton objektiva të qarta për ekipin.
  9. Menaxheri im ka ekspertizë teknike dhe është i aftë të më menaxhojë edhe mua.
  10. Unë do t’ia rekomandoja menaxherin tim edhe ekipeve të tjera në Google.
  11. Unë jam i/e kënaqur në përgjithësi për performancën e tij/saj si menaxher.

Më pas Google u kërkoi punonjësve të plotësojnë dhe dy pyetje të tjera:

  1. Çfarë do të doje që menaxheri yt të mos ndryshonte?
  2. Çfarë do të doje që menaxheri yt të mos e bënte më?

Kujdes! Vetëm pyetja nr.9 u kërkon punonjësve të vlerësojnë aftësitë profesionale të një menaxheri.

Menaxherë të mirë janë ata që i ndihmojnë ekipet të kenë sukses

Të gjitha përveç një pyetje fokusohen në aftësitë soft si: komunikimi, feedback-u, drejtimi, puna në grup, respekti dhe konsiderata.

Edhe pse po flasim për kompaninë Google, ku aftësitë teknike profesionale janë tepër të rëndësishme, në drejtimin e njerëzve mesa duket prioritet janë aftësitë njerëzore, komunikimi, delegimi, krijimi i një sensi autonomie dhe qëllimi.

Drejtuesit e mirë sigurojnë standarde dhe guida udhëzuese që u japin punonjësve autonomi dhe liri në punë, në mënyrë që ata të jenë më efektivë.

Mua më intereson më shumë kur diçka është “e imja”. Kujdesem më shumë për të kur mendoj se kam përgjegjësinë dhe autoritetin jo vetëm për ta bërë atë që më është thënë, por për të bërë atë që është e drejtë.

Drejtuesit e mirë i lejojnë punonjësit të kthejnë “duhet” në “dua”, sepse kjo e transformon një punë në diçka më kuptimplotë: një shprehje të aftësive unike, talenteve dhe eksperiencave të çdo personi.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0