Biznesmeni zviceran dhuron 1 miliard dollarë për mbrojtjen e planetit - Business Magazine Albania

Biznesmeni zviceran dhuron 1 miliard dollarë për mbrojtjen e planetit


Ky është projekti më ambicioz i biznesmenit për bamirësinë ndaj natyrës, deri më sot. Iniciativa do të synojë të ruajë dyfishin e sasisë së tokës dhe oqeanit që aktualisht është duke u mbrojtur.

Pasi shkroi për The New York Times (NYT), 83-vjeçari, i cili jeton në Wyoming, shpjegoi rëndësinë e projektit. Ai tha: ” Bimët dhe speciet e kafshëve pritet të zhduken me një ritëm shumë më të shpejtë se sa mendojmë ne”.
Ndryshimi i klimës po rrezikon sistemet natyrore në të gjithë planetin. Pyjet, peshkatarët dhe uji i pijshëm janë të rrezikuara, kurse industritë e nxjerrjes dita-ditës po bëhen më të egra “. Wyss u bëri thirrje qytetarëve, filantropëve, bizneseve dhe udhëheqësve të qeverisë që të “ngushtojnë” hendekun mes hapësirës natyrore të pakët momentalisht të mbrojtur dhe hapësirës që në fakt duhet të mbrohet”.

Sipas një deklarate, plani afatgjatë i projektit përfshin “krijimin dhe zgjerimin e zonave të mbrojtura, duke inkurajuar komunitetin ndërkombëtar që të krijojë objektiva më ambicioze të zonës së mbrojtur, duke investuar në shkencë dhe duke frymëzuar veprimin e ruajtjes së resurseve natyrore dhe investimet e reja në të gjithë botën”.

Financuar nga një donacion prej 1 miliard dollarësh nga Wyss dhe mbështetur nga grupe të mbrojtjes, përfshirë Shoqërinë Kombëtare Gjeografike dhe Konservimin e Natyrës, fushata ka zgjedhur tashmë nëntë projekte mbrojtje në 13 vende të botës. Për këto projekte do të dhurohen 48 milionë dollarë për të ndihmuar mbrojtjen e 10 milionë hektarë tokë dhe 17,000 kilometra katrore të oqeanit. Organizata Mbrojtja e Natyrës do të përfitojë gjithashtu 6.9 milionë dollarë për të ndihmuar në punën e saj detare të ruajtjes në Karaibe dhe përpjekjet për të mbrojtur zogjtë migrues në Australi.

Mark Tercek, drejtor ekzekutiv i organizatës Mbrojtja i Natyrës, tha: “Fushata Wyss për Natyrën është e jashtëzakonshme me vizionin, shkallën dhe angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për ruajtjen e tokave dhe ujërave. Organizata Mbrojtja e Natyrës është mirënjohëse për udhëheqjen filantropike të Hansjörg Wyss në një moment kaq kritik për vendet e egra të planetit tonë”.

Përpjekjet Filantropike të Wyss

Fondacioni Wyss ka dhuruar mbi 450 milionë dollarë gjatë 20 viteve të fundit për të ruajtur habitate të egra në Europë, Afrikë, Amerikë Jugore, Meksikë, SHBA dhe Kanada. Përmes kësaj, thuajse 40 milionë hektarë tokë dhe ujë janë duke u mbrojtur. Biznesmeni gjithashtu ka mbështetur iniciativat për përmirësimin e parkut kombëtar, ruajtjen e binarëve në shtigje dhe projektet e restaurimit të lumenjve. Ai gjithashtu ka mbrojtur tokën në pjesën perëndimore të Amerikës nga dëmet që vijnë prej naftës dhe gazit. Fushata Wyss për natyrën bën përpjekjet e saj mjedisore edhe më tej. Sipas Wyss, “Për hir të të gjitha qenieve të gjalla, duhet të bindemi që tani më shumë se kurrë planeti ynë është i mbrojtur nga njerëzit, për njerëzit dhe për të gjithë brezat”.

Livekindly

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0