Pse dalja në pension shihet si një gjë e largët? - Business Magazine Albania

Pse dalja në pension shihet si një gjë e largët?


Në vitin 1935 kur u miratua Akti i Sigurimeve Shoqërore, mosha e daljes në pension vajti në 65 vjeç. Qeveria nuk ishte shumë e shqetësuar për pagesat e pensionistëve, sepse jetëgjatësia mesatare ishte 61 vjeç! Por tani, jetëgjatësia mesatare është rritur në një mesatare prej 78.6 vjetësh në SHBA.

Me shumë gjasa do të shohim një rritje të jetëgjatësisë në vitet në vazhdim. Avancimet mjekësore dhe teknologjia mund të rezultojnë në pensione tradicionale që zgjasin 30 vjet ose më shumë. Por shumë njerëz zgjedhin të vazhdojnë punën. Numri i amerikanëve të punësuar mbi 65 vjeç është rritur me 35% në 5 vitet e fundit. Ky grup i punonjësve parashikohet të jetë segmenti me rritjen më të shpejtë të fuqisë punëtore deri në vitin 2024. Menaxhimi, shitja dhe suporti në zyrë janë tre profesionet më të mira për personat mbi 65 vjeç bazuar në një studim nga Seniorliving.org

Pse disa njerëz vendosin të vazhdojnë të punojnë? Nevoja financiare sigurisht që është një faktor. Punonjësit mund të vonojnë depozitimin për Sigurimet Shoqërore, të kursejnë më shumë për të dalë në pension dhe të shpenzojnë më pak vite duke i zvogëluar këto kursime për të financuar shpenzimet e jetesës. 70% e punonjësve me eksperiencë thonë se planifikojnë të punojnë kur të dalin në pension, qoftë me orar të plotë ose me kohë të pjesshme, sipas një studimi të AARP të vitit 2014; 35% e moshës 65-74 vjeç thonë se të ardhurat ekstra janë arsyeja më e madhe.

Lexoni: Miliarderi 92-vjeçar shpjegon pse nuk duhet të dilni kurrë në pension

Por paraja nuk është arsyeja e vetme. Shumë nga ata që vazhdojnë të punojnë, nuk e bëjnë këtë për para, por për dashurinë që kanë për punën. Studimi i AARP zbuloi se pothuajse një në 5 persona të grupmoshës 65 – 74 vjeç thonë se kënaqësia e punës është arsyeja më e rëndësishme për të cilën ende punojnë.

Puna u jep atyre një ndjenjë qëllimi, një arsye për t’u ngritur në mëngjes. Marc Freedman, CEO dhe president i Encore.org, beson se të moshuarit janë një nga burimet më të nënvlerësuara të shoqërisë dhe se shoqëria ka nevojë për role të reja për njerëzit e moshua0r, që ata të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë – mentorimin dhe udhëzuesin për gjeneratën e ardhshme.

Pamja jonë tradicionale e daljes në pension duhet të ndryshojë nëse pranojmë se shumë njerëz mund të jetojnë 30 ose më shumë vite përtej karrierës së tyre fillestare. Për të vlerësuar “vitet e arta” të moshuarit duhet të gjejnë një qëllim të ri në jetën e tyre që shkon përtej kuptimit se dalja në pension është një periudhë vetëm pushimi dhe çlodhjeje.

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0