Miliarderi 92-vjeçar shpjegon pse nuk duhet të dilni kurrë në pension - Business Magazine Albania

Miliarderi 92-vjeçar shpjegon pse nuk duhet të dilni kurrë në pension


Në një intervistë me The Globe and Mail, miliarderi kanadez 92-vjeçar, i cili ndërtoi një pasuri nëpërmjet një numri të industrive të ndryshme si ajo e shitjes me pakicë dhe pasurive të patundshme, thotë se një nga zgjedhjet më të mira që ai bëri ishte fakti që nuk doli kurrë në pension – përkundrazi ai bëri qindra miliona dollarë.

“Kur vazhdoni, nuk keni të ndalur dhe nuk dini se ku do të jetë fundi,” tha ai për shmangien e daljes në pension, duke shtuar se ide të reja biznesi vazhduan t’i afroheshin edhe pas moshës 65 vjeçare.

“Jeta është si një udhëtim me avion,” tha ai. “Ti ngjitesh kur je i ri. Je duke udhëtuar kur je në moshën 40, 50, 60 apo 70 vjeçare. Në një moment, zbret. Unë po zbres por po luftoj.”

Lexoni: Michal Bohanes: “Sipërmarrës shqiptarë, vihuni punës dhe punoni fort.”

Segal themeloi supermarketin Fields, i cili përmes blerjeve u shit përfundimisht në kompaninë Hudson’s Bay, tani një nga grupet më të mëdha të shitjes me pakicë të Kanadasë. Pas shitjes së kompanisë së tij të parë, ai formoi Kingswood Capital, një firmë private e specializuar në pasuri të paluajtshme dhe prodhim.

Por specialiteti i tij mbeten shitjet me pakicë dhe ai beson se oferta e Amazon për Whole Foods është thjesht një çështje e mbrojtjes ndaj së ardhmes.

“Nëse nuk ndryshon me kohët, je thjesht statik,” tha ai. “Mjedisi ndryshon, biznesi ndryshon. Konsumatorët ndryshojnë mënyrën sesi ata blejnë.”

Segal dha intervistën si pjesë e ofertës së publicitetit për të shitur rezidencën e tij, e cila është e përllogaritur në 63 milionë dollarë.

Ai nuk e di se çfarë do të bëjë me të ardhurat – por tha se ai e di atë që nuk do të bëjë.

“Do të doja një ishull, por nuk e di se çfarë do të bëja me një ishull, kështu që unë nuk do të blej një ishull,” tha ai. “Të gjithë kanë nevojë për një shtëpi. Jo të gjithë kanë nevojë për një ishull.”

Lexoni: Çfarë ju pengon që të bëheni të pasur?

Sot, Segal punon jashtë zyrës së tij në qendër të Vancouverit. Ai nuk e humb kohën e biznesit gjatë ngrënies së ushqimit.

“Unë bëj biznes gjatë drekës,” tha ai.

Vlera e saktë neto e Segalit nuk është bërë publike, por dihet që kalon miliarda $.

burimi: Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0