Kanë vuajtur shumë nga lufta me Serbinë, por ia kanë dalë të tregojnë se pavarësisht dhimbjeve dhe humbjeve ata janë të fortë dhe të suksesshëm. Kanë emigruar në shtete të ndryshme të botës. Dikush ka ndërtuar një jetë atje, dikush një biznes të vogël, por ka edhe nga ata të cilët kanë arritur të bëhen sipërmarrës të mëdhenj kompanish të njohura transporti.
Bëhet fjalë për familjen Bajrami, e cila zotëron kompani të quajtur DSL dhe merret me transport luksi, si dhe për Lejla Ibrahimin, e cila së fundi është bërë pronare e Germania Air Flug. Më poshtë do të lexoni historinë e tyre të suksesit dhe të sipërmarrjeve të tyre.
Ajo quhet Lejla Ibrahimi-Sallahu dhe është shefe e Air Prishtina. Kjo sipërmarrëse e suksesshme është bija e Bexhet Sallahut, i cili ka qenë pionier i operimeve ajrore mes Zvicrës dhe Prishtinës e Shkupit. Lejla Ibrahimi-Sallahu ka blerë 60% të aksioneve të investitorëve zviceranë dhe 40% të aksioneve që i mbante «Germania» nga Gjermania. Pra, ka marrë në pronësi 100 për qind të kompanisë ajrore «Germania Flug AG», e cila kryen fluturime për Air Prishtina. Kjo deklaratë është bërë nga Germania Flug AG.
Lexo: Lejla Ibrahimi Sallahu pronare e re e kompanisë ajrore Germania Flug Ag
Familja Bajrami i shpëtoi represionit Serb e Luftës në Kosovë. Por, dhimbja duket se e ka fuqizuar më shumë këtë familje. Ajo sot, jo vetëm që është rimëkëmbur nga dhimbja e ka ndërtuar jetën në Amerikë, por ka arritur të afirmohet si një familje sipërmarrëse në transportin e luksit, me 450 automjete në pronësi e 230 të punësuar.
Desert Sedan Limo(DSL) quhet kompania, e cila ofron shërbime me makina luksoze për të gjithë ata që zgjedhin shërbimin e kësaj kompanie. BusinessMag.al ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me drejtuesin e kësaj kompanie z.Albert Bajrami. Ëndrra për krijimin e një biznesi për transport luksoz ka filluar që nga vitet e 90-të, kur u larguan nga vendlindja e tyre, e cila ishte coptuar nga lufta e fundit. Kompania e tyre në rritje ka aktualisht 450 mjete transporti dhe 230 të punësuar.
Lexo: Pas luftës në Kosovë, vjen suksesi në Amerikë. Historia e sipërmarrjes së familjes Bajrami
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.