Para se të bëni punësimin e parë lexoni këto 3 libra - Business Magazine Albania

Para se të bëni punësimin e parë lexoni këto 3 libra


Këto libra ju japin këshilla praktike për punësimin dhe komunikimin me punonjësin tuaj të parë.

Udhëheqësit e vërtetë lexojnë libra të vërtetë, veçanërisht kur ata janë gati të hyjnë në një fazë të re në biznes dhe jetë. Punësimi i punonjësit tuaj të parë është një nga ato fazat kritike. Nga njëra anë, është emocionuese që biznesi juaj po rritet më shpejt se sa mund të vazhdoni vetë. Nga ana tjetër, punësimi i personit të gabuar për pozicionin e gabuar mund të jetë i kushtueshëm.

Lexoni: Me kohën që e kaloni në rrjetet sociale, mund të lexoni deri në 200 libra në vit

Idealisht, ju doni të bëni një punësim të drejtë herën e parë. Personi i duhur do të frymëzojë misionin juaj, të bashkohet me ju dhe të përshtatet me biznesin tuaj. Këto tre libra do t’ju ndihmojnë të filloni:

  1. “Scaling Up – How a Few Companies Make It…and Why the Rest Don’t” nga Verne Harnish

Ndryshe nga librat e tjerë për rritjen e biznesit, ky libër menjëherë jep këshilla shumë të vlefshme dhe praktike që mund të filloni t’i implementoni në biznesin tuaj. Arsyeja pse rekomandohet ky libër është thjeshtësia dhe prakticiteti që përcjell. Nëse kërkoni të rrisni biznesin tuaj në mënyrën e duhur, lexoni këtë fillimisht.

  1. “Rocket Fuel” nga Gino Wickman dhe Mark C. Winters

“Rocket Fuel” teknikisht ka të bëjë në lidhje me gjetjen e partnerit të duhur të biznesit, jo punonjësit tuaj të parë. Megjithatë, ajo është pjesë e një kuadri më të gjerë të njohur si Sistemi Operativ Sipërmarrës (EOS), i cili hedh dritë mbi trajtimin e çështjeve të burimeve njerëzore, si punësimi dhe shkarkimi. Kush e di, ndoshta mendoni se keni nevojë për një punonjës, por ajo që ju nevojitet është një bashkë-themelues ose partner biznesi.

Premisa e “Rocket Fuel” është se një kompani sipërmarrëse ka nevojë për një vizionar dhe një bashkë-punëtor për të arritur horizonte të reja. Vizionari vjen me ide. Bashkë-punëtori sjell këto ide në jetë.

  1. “The Four Tendencies” nga Gretchen Rubin

Ky libër erdhi në ekzistencë kur Gretchen Rubin filloi të pyeste, “si ju përgjigjemi pritshmërive?” – pritshmërive të brendshme (dmth. Qëllimeve të çdo Viti të Ri) dhe pritshmërive të jashtme (p.sh. afatet e punës ose të shkollës).

Lexoni: 15 librat që çdo menaxher i ri duhet të lexojë

Nëse jeni duke kërkuar për një bashëthemelues apo një punësim të parë, është e rëndësishme që të vendosni pritshmëritë e duhura dhe preferencat e komunikimit që nga fillimi. Pastaj lexoni edhe librin, sepse përshkruan çdo gjë deri në detaje, duke përfshirë mënyrën se si personi tjetër lidhet me ju për të ndërtuar angazhimin dhe përgjegjësinë.

burimi: INC5d

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0