Bum ndërtimesh në 2018. Lejet 46% më shumë se një vit më parë - Business Magazine Albania

Bum ndërtimesh në 2018. Lejet 46% më shumë se një vit më parë


Në vend, por mbi të gjitha në Kryeqytet bumi i ndërtimeve vijon edhe këtë vit. Numri i lejeve të dhëna për ndërtime sa vjen e rritet. Ndërkohë, vitin e kaluar pati një rritje me gati 50% të lejeve të dhëna.

Sipas Institutit të statistikave, gjatë 2018-ës u dhanë gjithsej 1194 leje ndërtimi, 46% më shumë se një vit më parë.

Tirana vijon të kryesojë në numrin e lejeve, dhe sipërfaqen e ndërtimeve të reja. Mbi 30% e të gjitha lejeve u dhanë këtu, mbi 60% më shumë se një vit më parë.

Ritmet e lejeve dhe ndërtimeve janë shtuar në muajt e fundit të vitit. Instat vëren se gati gjysma e lejeve për ndërtime në kryeqytet u dhanë në tremujorin e fundit të vitit.

Lexo: Ndërtimet gjithnjë e më shtrenjtë

Vitin e kaluar në Tiranë e rrethinat e saj u miratuan për ndërtim hapësira me sipërfaqe 940 mijë metra katror, 80% më shumë se një vit më parë.

Agjentët e tregut imobiliar i druhen një oferte të shtuar, që mund të ndikojë në rritjen e stoqeve të banesave dhe zyrave.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0