Ndërtimet gjithnjë e më shtrenjtë

Ndërtimet gjithnjë e më shtrenjtë


Realizimi i ndërtimeve është bërë më i shtrenjtë së fundi, duke paralajmëruar kështu rritje të çmimeve për banesa e zyra.

Sipas të dhënave të INSTAT, treguesi që mat kostot e ndërtimit (kosto materialesh dhe pagash) u rrit 0,5 %, në një vit.

Pothuajse të gjitha grupet kanë shënuar rritje. Çmimet në “Shpenzime transporti” u rritën 2,1%. “Shpenzime për paga” u rritën me 1,7 % dhe “Shpenzime materiale” me 0,5 %. Rënie shënuan vetëm shpenzimet për makineritë me 0,2 %.

Rritja e kostove për lëndët bazë të ndërtimit vjen ndërsa ndërtuesit kanë paralajmëruar se çdo kosto shtesë do ta pasqyrojnë në çmimet përfundimtare.

Së fundi ndërtuesit kanë kundërshtuar dhënien e 3% të ndërtimit për banesë sociale.

Lexoni: Ndërtuesit kundër dhënies së 3% të ndërtimit për strehim

Pak ditë më parë, ata janë shprehur të shqetësuar se neni 19 i ligjit “Për Strehimin Social” detyron ndërtuesit privatë që për ndërtime me sipërfaqe banimi mbi 2.000 metra katrorë, të kalojnë pa shpërblim të paktën 3% të sipërfaqes funksionale ndërtim për nevoja strehimi. Thënë ndryshe, të kalojnë në pronësi të Bashkisë jo më pak se 60 m2 sipërfaqe funksionale banimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0