Bashkimi Europian jep 40 milionë euro për promovimin e turizmit shqiptar - Business Magazine Albania

Bashkimi Europian jep 40 milionë euro për promovimin e turizmit shqiptar


Aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza” u përzgjodh për lancimin e fushatës ndërkombëtare të turizmit.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nisi fushatën “BE Taken by Albania”, me synim promovimin ndërkombëtar të asaj çka ofron Shqipëria dhe zhvillimin turistik e ekonomik të vendit.

Ministri Blendi Klosi tha në fjalën e tij se, “Mijëra njerëz më kanë shkruar mesazhe dhe kanë qenë të gatshëm të më mbështesin në fushatën që kemi ndërmarrë, sepse Shqipëria ka nevojë për ekonomi. Turizmi është ekonomi. Ne e kemi këtë mundësi të artë. Të rrëmbehemi nga kjo mundësi e artë për ta bërë Shqipërinë turistike.

Ai ftoi të gjithë të angazhohen në promovim.

Lexo: “Rrëmbehu nga Shqipëria”, video që po bëhet virale, i kundërpërgjigjet filmit Taken

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tregoi se Bashkimi Europian do të mbështesë financiarisht promovimin e turizmit në Shqipëri.

“Këtë viti do të lancojmë një program madhor për të ndihmuar turizmin në Shqipëri në një vlerë prej 40 milionë eurosh”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Ambasadori Zviceran Adrian Maitre tha se, “reputacioni i Shqipërisë do të përfitonte po ashtu nëse vendimmarrësit e këtij vendi do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Pasi puna e përbashkët në procesin parlamentar ka ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin e këtij realiteti”.

Ai tha gjithashtu se, së shpejti do të ketë një linjë ajrore Zvicër-Shqipëri, një fakt shtesë ky për fuqizimin e biznesit dhe turizmit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0