Pavarësisht se sa të suksesshëm apo me përvojë jeni, të gjithë bëjnë gabime. Është e pamundur të kesh gjithmonë të drejtë. Sidoqoftë, ekzistojnë mënyra për të shmangur marrjen e vendimeve të këqija.
Lexoni: Strategjia dhe përmbajtja e mesazhit, faktorët kryesor për sukses në marketing
1. Pranoni se ndoshta jeni gabim
Hapi i parë për marrjen e vendimeve më të mira është të pranoni se nuk mund të keni gjithmonë të drejtë. Përulësia është çelësi për tejkalimin e gabimeve. Njerëzit kanë tendencë të mbivlerësojnë aftësitë e tyre.
2. Analizoni arsyetimet tuaja
Gjithmonë kërkoni për dëshmi që mbështesin besimet ekzistuese. Është e lehtë të thoni se keni të drejtë dhe ta justifikoni atë. Sidoqoftë, në vend që të këmbëngulni që keni të drejtë, analizoni procesin që keni bërë për të arritur në atë përfundim. Analizimi i procesit të marrjes së vendimeve mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse jeni duke justifikuar besimet ekzistuese apo nëse jeni duke marrë vendimin më të mirë për situatën.
Nëse nuk analizoni thellësisht arsyetimin, ju mund të justifikoni çdo gjë. Për shembull, kur del një iPhone i ri, mund të sajoni me dhjetëra arsye përse duhet ta blini, që do të rrisë produktivitetin. Do të jeni në gjendje të shkruani më shpejt, por a ja vlen vërtetë çmimi i lartë që duhet të paguani? Realiteti ka të ngjarë që ju ta doni atë, sepse është i ri dhe i mrekullueshëm dhe jo sepse keni nevojë për të.
3. Rrethojeni veten me personave që mendojnë ndryshe nga ju
Hulumtimet kanë treguar se të paturit e sfidave dhe debateve të shëndetshme me njerëz që kanë pikëpamje të ndryshme, do të prodhojnë ide më të mira dhe zgjidhjen e problemeve.
Rrethojeni veten me njerëz që do të sfidojnë perspektivën tuaj dhe do t’iu detyrojnë të jeni më të mirë. Nëse nuk keni njerëz rreth jush që janë të gatshëm t’ju thonë kur jeni gabim, do të jeni të prirur për të bërë gabime të tmerrshme.
Duke u sfiduar nuk do të thotë që gjithmonë do të merrni vendimin e duhur, por kjo do t’ju japë shansin më të mirë për të kapur gabimet në mendimet tuaja dhe do t’ju detyrojë të shqyrtoni perspektiva alternative.
Lexoni: Strategjia e Steve Jobs që e bëri kompaninë Apple t’i shpëtonte falimentimit
Të gjithë njerëzit vuajnë nga dyzimi dhe të gjithë bëjnë gabime. Sidoqoftë, duke u bërë më të vetëdijshëm për vendimet tuaja, duke analizuar procesin e vendimarrjes dhe duke e rrethuar veten me njerëz që iu sfidojnë, mund të çojë në më pak gabime dhe vendime më të mira.
burimi: INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.