TVSH bën rrëmujë në tregtinë e librit - Business Magazine Albania

TVSH bën rrëmujë në tregtinë e librit


Tatimi mbi Vlerën e Shtuar tek libri kthehet pas 23 vitesh. Vendimi i marrë nga Kuvend i Shqipërisë ka futur në një amulli tregtimin e librave në vend.

Me një vendim është përfshirë libri në nenin që parashikon produktet me  TVSH.

Albert Gjoka, Menaxher pranë Bukinisit thotë se më shumë se ulje të shitjeve, ka një kaos në tregun e librit. Për shkak të mungesës së udhëzimit, botuesit po gjenden para pyetjes nëse TVSH aplikohet për botimet e vitit 2019 e në vijim apo për të gjithë librat e botuar edhe më parë, ende të pa shitura.

Lexo: 4 librat më të kërkuar të biznesit dhe zhvillimit personal në Panairin e Librit 2018, Tiranë

Me ndryshimet e publikuara tashmë në fletorën zyrtare, ligji i ri, e ka hequr librin nga lista e mallrave të përjashtuar që parashikohen në nenin 53. Tashmë libri është pjesë e nenit 49, pjesë e mallrave me TVSH të reduktuar (6%).

Gjoka thotë se, ne kemi bërë një ankesë në këtë drejtim, ende pa një përgjigje konkrete.

TVSH vjen ndërkohë që Shoqata e Botuesve të Shqipërisë, prej vitesh kërkon që TVSH zero të jetë jo vetëm për shitjen e librave, por edhe për furnizimet që mundësojnë prodhimin të librit.

Aktualisht, prodhimi i librit në shtypshkronjë paguhet me TVSH 20%. Ndërkohë që sipas tatimeve, në shitje libri do të ketë një TVSH 6%.

Lexo: Librat më të mirë për të lexuar në këtë periudhë sipas Bukinist

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0