EasyPay, asistenti i besuar i biznesit tuaj - Business Magazine Albania

EasyPay, asistenti i besuar i biznesit tuaj

EasyPay, asistenti i besuar i biznesit tuaj

Në një botë dinamike dhe të shpejtë, menaxhimi i detyrimeve financiare për bizneset është një sfidë që kërkon kohë dhe vëmendje të vazhdueshme. Sidomos për ata që drejtojnë biznese si makina me qera, Airbnb, ose shërbime të tjera, pagesat dhe detyrimet janë të vazhdueshme dhe shpesh marrin kohë dhe mund. Por me EasyPay, ky proces bëhet i thjeshtë, i shpejtë dhe pa stres, duke ju kursyer kohë dhe duke ju lejuar të përqendroheni në atë që ka rëndësi për biznesin tuaj.

Lehtësi dhe shpejtësi në pagesa

EasyPay vepron si portofoli juaj elektronik, nga ku ju, vetëm në një vend mund të bëni pagesat e gjobave të makinave, faturave apo taksave të bashkisë që lidhen me aktivitetin e biznesit tuaj. Kjo platformë është ideuar për t’iu ofruar një mundësi efikase dhe të shpejtë për të përmbushur detyrimet financiare. Shërbimi i klientit është gjithashtu në dispozicion për t’ju ndihmuar dhe për të zgjidhur çdo paqartësi menjëherë.

Lexo edhe:EasyPay Albania në mbështetje të grave inovatore

Paguani pavarësisht nga vendi ku jeni

Duke përdorur aplikacionin tonë të thjeshtë dhe të sigurt, mund të paguani detyrimet e biznesit tuaj pa pasur nevojë të jeni fizikisht në një bankë apo zyrë tatimore. Me një llogari të krijuar lehtësisht në disa minuta, ju mund të rimbushni balancën e llogarisë tuaj përmes kartës, bankës, ose edhe me para fizike në një nga pikët e EasyPay. Pas kësaj, mund të bëni pagesa të shpejta dhe të sigurt, nga çdo vend dhe në çdo moment. Nëse preferoni të paguani në mënyrë fizike, EasyPay ka më shumë se 550 pika në të gjithë Shqipërinë, nga Tamara në veri deri në Ksamil në jug.

EasyPay, gjithmonë pranë jush

Me më shumë se 14 vjet përvojë, rrjeti i gjerë i agjentëve dhe mundësia për të kryer pagesa online dhe fizike kudo që jeni, EasyPay është gjithmonë aty për të krijuar lehtësi për ju. Për çdo sipërmarrës apo menaxher biznesi, qofshin ata të angazhuar me makina me qera, Airbnb, ose çdo shërbim tjetër, EasyPay është zgjidhja ideale për menaxhimin e detyrimeve dhe për të kursyer kohë.

Paguani pa stres, paguani me EasyPay! EasyPay është gjithmonë partneri që ju duhet për t’u përqendruar në atë që ka më shumë rëndësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0