Ceo i Facebook ka urdhëruar stafin e tij drejtues të përdorë vetëm telefona Android. Ky vendim erdhi si pasojë e një kritike të CEO-s së Apple Tim Cook.
Komentet e bëra në muajin Mars nga Cook, i përgjigjen pyetjes se çfarë do të bënte ai nëse do të ishte në vend të Zuckerberg, si do të përballej me skandalin e Cambridge Analytica duke thënë: “Unë nuk do të isha në këtë situatë.” Sipas The New York Times, komentet e Cook “e tërbuan” Zuckerberg.
Lexoni: Tim Cook qorton Zuckerberg mbi modelin e biznesit të Facebook
Në një intervistë për Recode, CEO i Facebook është kundërpërgjigjur duke thënë se këto ishin shumë qesharake “Shërbimi që ne ofrojmë është falas. Nuk mund të lejojmë kompanitë që punojnë fort të kenë çmime të larta për produktet e tyre dhe ndërkohë të mendojnë se janë shumë të lidhur me klientët. Kjo mua më duket qesharake.”
Zuckerberg gjithashtu përmend dhe një tjetër koment të fundit nga Tim Cook: “Kur një shërbim online të ofrohet falas, ti nuk je klient. Ti je produkti.” Ka të ngjarë që këtë ta ketë thënë për Google, por Facebook ishte patjetër në rrezen e kritikave.
“Çfarë mendoni ju, se duke paguar Apple në një farë forme ju jeni të lidhur me të? Nëse do të ishit të afërt me ta, atëherë produktet e tyre do të ishin më të lira,” shprehet Zuckerberg.
Duket se të gjitha këto deklarata e kanë zemëruar kreun e gjigandit të internetit, duke detyruar stafin të përdorë vetëm Android.
“I kemi inkurajuar punonjësit tanë dhe drejtuesit të përdorin Android sepse është sistemi operues më i njohur në botë,” ka thënë Facebook në përgjigje të artikullit nga NYT.
Android është sistemi operativ dominues në shumë rajone jashtë Shteteve të Bashkuara, përfshirë Amerikën e Jugut, Europën, Rusinë, Azinë Jugore dhe një pjesë të Lindjes së Mesme.
Pavarësisht përplasjeve, ky është një vendim i mirë në fushën e biznesit. Kompani të tjera të teknologjisë si Snapchat kanë inkurajuar fuqimisht punëtorët që të përdorin telefonat Android. Android dhe iOS kanë dallime reale që mund të ndikojnë në zhvillimin e aplikacioneve dhe përvojat e përdoruesve.
/TheVerge
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.