3 Arsye pse mbetemi pa para

3 Arsye pse mbetemi pa para

Jo të gjithë dinë të menaxhojnë paratë


Shumë njerëz besojnë se po të kenë më shumë para do t’i zgjidhin problemet e tyre. Por, për fat të keq, nuk është kështu.

Nuk jemi “trokë” sepse nuk kemi para, por sepse kemi shumë probleme me menaxhimin e atyre që kemi. “Forbes” thekson se nëse ke dëshirë të zgjidhësh njëherë e mirë këtë problem, atëherë duhet të nisësh dhe të vlerësosh atë çfarë ke, e më pas të fokusohesh tek ajo çfarë kërkon.1. Shpenzon shumë kohë duke u marrë me jetën e tjetrit, në vend që të krijosh pasurinë tënde

Të mbetesh pa lekë në xhep, lidhet me faktin sesi e menaxhon kohën. Sa kohë shpenzon në Instagram, Facebook apo WhatsApp gjatë ditës? Rrjetet sociale janë platforma shumë të mira për t’u argëtuar, por është akoma edhe më mirë të jeni të pasur ekonomikisht. Ndaj hiqe fokusin nga “të rrisësh pëlqimet në rrjetet sociale”, te “të rrisësh zerot e shifrave në bankë”. Bëhu Zot i vetes, menaxhoje vetë kohën që do të shpenzosh në rrjetet sociale.

2. Je i fiksuar me kartën e kreditit

Hiq dorë nga kartat e kreditit dhe blerjet online! Janë një mankth i vërtetë që ua nxin jetën dhe torturoheni me ato njoftime se sa para keni borxh ndaj bankës, ende pa nisur mirë muaji. Filloni të bëni blerje vetëm me para në dorë dhe në këtë mënyrë do t’a menaxhoni më mirë paranë. Mendo se sa para do të kursesh këtë muaj dhe jo se sa borxhe i ke kartës së kreditit.

3. Shpenzon shumë dhe nuk mendon të investosh

Nuk ka asgjë të keqe të shpenzosh para, por problemi qëndron se kur i shpenzojmë paratë ne nuk mendojmë asnjëherë për nevojat tona afatgjata. Të shpenzosh para ul nivelin e llogarisë që kemi në bankë, por çfarë mund të ndodhte nëse do të investonit? Sipas Forbes, gjithçka nis me hapa të vegjël dhe investimi mund të nisë edhe me më pak sesa 100 dollarë. Njerëzit që janë më të sigurtë financiarisht, kanë zgjedhur të investojnë para dhe jo t’i shpenzojnë në të “Premten e Zezë”! Ok, mos mendoni se do të pasuroheni menjëherë. Por filloni të investoni pak nga pak, dhe në fund të vitit, do të keni disa para më shumë dhe jo vetëm kaq, por do të ndiheni edhe krenarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0