ALBtelecom hap një derë për talentet e reja përmes programit SuperGeneration - Business Magazine Albania

ALBtelecom hap një derë për talentet e reja përmes programit SuperGeneration


ALBtelecom përmes SuperGeneration hap një derë për talentet e reja. Nëse jeni një i ri i talentuar në fushën e teknologjisë së informacionit, keni shpirtin e garës dhe ide për të iniciuar në mënyrë individuale, ose në grup një startup tuajin, atëherë është koha t’i bashkoheni programit SuperGeneration. Keni një ide biznesi? Një ide për një aplikacion inovativ mobile? Një ide për një zgjidhje të re për komunitetin, apo që do të entuziazmonte konsumatorët? Atëherë jeni në vendin dhe kohën e duhur!

FAZA 1: NDANI IDENË TUAJ

Keni një ide mbresëlënëse? Një vizion që askush nuk e ka? Atëherë jeni në vendin e duhur. Për të zhvilluar dhe pasuruar idenë tuaj si dhe për të fituar çmime, gjëja e parë që duhet të bëni është të dërgoni prezantimin e idesë suaj.

FAZA 2: HACKATHON

Qëllimi i organizimit të një Hackathon është mbledhja e talenteve me background teknik apo biznesi, të cilët në skuadra zgjidhin probleme dhe zhvillojnë këto ide. Përgjatë hackathon-eve, ju do të mund të ndërtoni skuadra, trajnoheni për të zhvilluar idenë tuaj dhe të mësoni se si ta vini në jetë atë nga mentorë të apasionuar të fushës.

FAZA 3: ÇMIMET

Çmimi i madh i jurisë VIP me një vlerë 2000 Euro. Dhjetë idetë më të mira inovatore dhe sipërmarrëse do të prezantohen për publikun përmes videove të shkurtra, që do të votohen nga publiku. Çmimi i publikut ka një vlerë 500 Euro. Plot çmime dhe surpriza interesante ju presin.

Kategoritë

Ide tregtare – Ide që kanë potencial për t’u bërë biznese të suksesshme tregtare. Ide që janë inovatore, kanë potencial në treg dhe shtojnë vlerë, ide për të cilat njerëzit do të ishin të gatshëm të paguanin.

Ide me ndikim social – Ide që do të kenë një ndikim pozitiv dhe ofrohen në shërbim të komunitetit tonë. Kjo mund të jetë një ide mjedisore, sociale ose ide tjetër jofitimprurëse që ndihmon ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen e të gjithëve (biznese sociale, aplikacione, platforma online, solutions etj).

Ide krijuese – Ide strategjike për një produkt të ri, vizion, apo një mënyrë për ta bërë qytetin dhe jetën tonë më të gjallë, ndërvepruese dhe interaktive. Ide që do t’i vinin në ndihmë njerëzve krijues apo korporatave të ndryshme të arrijnë audienca apo segmente të reja në treg në kërkim të suksesit.

Për të aplikuar me idenë tuaj klikoni Këtu! Afati i fundit i aplikimit është deri më 12 Dhjetor 2018.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0