Edhe Apple objektiv i Trump. Presidenti amerikan: konsumatorët e Apple mund ta përballojnë taksën 10% - Business Magazine Albania

Edhe Apple objektiv i Trump. Presidenti amerikan: konsumatorët e Apple mund ta përballojnë taksën 10%


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha për Wall Street Journal se do të vendosë tarifë 10% ndaj iPhonëve dhe laptopëve të importuar nga Kina.

Pak ditë përpara samitit ku do të takojë presidentin kinez, Xi Jinping ai theksoi se nuk do të shtyhet rritja e tarifave nga 10% në 25% parashikuar për datën 1 Janar 2019. “Mund të varet nga niveli i taksës që do të vendoset. Mund ta caktoj në 10% dhe njerëzit mund ta përballojnë fare lehtë”,  tha Trump lidhur me tarifën ndaj iPhone-ve dhe laptopëve.

Pas këtyre komenteve aksionet e Apple ranë 2% në tregun amerikan.

Lexo: Harley-Davidson, jashtë SHBA – Tarifat e Trump detyrojnë ikonën amerikane të zhvendosë prodhimin

Tarifat pritet të prekin një vlerë importesh që SHBA kryen nga Kina prej 200 miliardë dollarë. Ndërkohë, presidenti amerikan theksoi se 267 miliardë dollarë importe nuk do të tarifohen edhe nëse dy vendet nuk arrijnë në një marrëveshje.

Aktualisht produktet e Apple janë të përjashtuara nga tarifat tregtare.

WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0